Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fillimisht ndërtesa, më pas katet nëntokësore…  Empty Fillimisht ndërtesa, më pas katet nëntokësore…

Tue 15 May 2012 - 16:08
Punëtorët e ndërtimit që kanë përfunduar një bllok apartamentesh në Kinë i kanë lënë me gojë hapur banorët kur kanë nisur të gërmojnë oborrin për të ndërtuar një parking nëntokësor.I shqetësuar për jetën që i vihet në rrezik, një prej banorëve ka postuar në rrjetet sociale fotografi të procesit të punës.Liang Lung u shpreh se e mori vendimin për t’i publikuar fotot, pasi pa se si oborri i pallatit nisi të shndërrohej në një gropë 3 metër të thellë, nga e cila nxirrej vazhdimisht dhé për t’i hapur vend parkingut nëntokësor.“Të gjithë e dimë se katet nëntokësore të parkimit dhe apartamentet ndërtohen në të njëjtën kohë. Por të gërmosh pranë themeleve, pasi është përfunduar e tërë godina, kjo është si ta kërkosh vetë tragjedinë”, tha ai.Një nga banorët e parë të bllokut të pallateve, Liang, vendosi të largohet nga apartamenti i tij derisa të sigurohet përfundimisht se ndërtesa do t’i mbijetojë “shtesës” së re.“Ata nuk do ta përfundojnë para nisjes së sezonit të reshjeve. Nuk i dihet sa çfarë mund të ndodhë. Unë bëra fotografitë dhe i publikova ato online për të ngritur alarmin për rrezikun në të cilin vihen jetët tona”, thotë ai.Sektori kinez i ndërtimeve është përfshirë disa herë në skandale vitet e fundit, kur ndërtesa shumëkatëshe janë shembur menjëherë pas përfundimit, për shkak të planifikimit të dobët të ndërtimit.

Në vitin 2009, një ndërtesë 13-katëshe, pothuajse e përfunduar, u shemb në Shangai, duke lënë të vdekur një punëtor. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira Ndoja
Fillimisht ndërtesa, më pas katet nëntokësore…  Pallati-kinez-300x199
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi