Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Teknologji mistere… miliarda vjeçare! Empty Teknologji mistere… miliarda vjeçare!

Wed 16 May 2012 - 17:23
Një zbulim i çuditshëm i bërë më 1997-ën, në Afrikën e Jugut, kohët e fundit theu tabut e fshehtësisë së tij, duke dalë nga guaska e misterit. Bëhet fjalë për disa sfera të rrumbullakëta, të cilat rrotulloheshin, gjë për të cilat “pronari” i tyre nuk u kishte dhënë dhe rëndësinë e duhur.

Tashmë, ato përbëjnë një mister nga e kaluara, me moshë disa… miliardë vjetësh!
Sferat e mistershme, të cilat kanë diametër nga 30 deri në 50 cm dhe janë krijuar një nga një me një material shumë të fortë, i kishte zbuluar në minierat e Gestopiesfontein, të Afrikës së Jugut, John Hund, të groposura në një shtresë gëlqerore.

Fillimisht luante me to, si të ishin një lojë e bukur, ashtu siç dikush luan me tepit e tij në një kafene. Kjo pasi sferat kishin aftësinë të rrotulloheshin rreth boshtit të tyre.
Ndërkohë që John Hund, vazhdonte lojën e tij, vuri re ekuilibrin perfekt të sferave, që ato ruanin me fanatizëm gjatë rrotullimit rreth boshtit të tyre. Kjo gjë i tërhoqi atij vëmendjen, kështu vendosi t’i dërgojë ato në Institutin Hapësinorë të Kalifornisë, për t’ju nënshtruar një studimi më të hollësishëm.

Rezultati ishte mbresëlënës: njësia e ekuilibrit të sferave, ishte ka i madh saqë ia kaloi aftësive të aparaturave matëse moderne që dispononin laboratorët e institutit dhe -sigurisht- aftësive ndërtuese të laboratorit, i cili duhet marrë parasysh se prodhon xhiro-kompas për NASA-n.

Mospërputhja e sferave nga ekuilibri perfekt, rreth boshtit të tyre, u përcaktua në 1milimeter të inçit (pra, 1/100.000 të inçit)!
Një studim më specifikuar, tregoi se sferat nuk absolute sferike, por më pak vezake. Përsa i përket brendësisë së tyre: disa përmbajnë një substancë sfungjeri, disa të tjera diçka të ngjashme me qymyrin.

Këto sende të mistershme, shkaktuan interesimin e shumë studiuesve dhe shkencëtarëve të famshëm dhe të instituteve ku ata aktivizohen, për t’i analizuara e studiuar ato dhe më shumë.
Shkencëtarët pohojnë se sferat janë një fakt i fuqishëm i të kaluar së panjohur të njerëzimit dhe të planetit tonë. Planeti ynë fsheh sende, objekte, civilizime dhe teknologji tejet të përparuar, saqë shumica prej tyre për ne, njerëzit e sotëm përbëjnë tabu dhe ia kalojnë fantazisë sonë, të gjitha këto të fshehura në tiokë dhe jo vetëm…

Madje shumë legjenda dhe mite, i referohen tradicionalisht shumë super-civilizimeve që nga lindja deri në perëndim, civilizime të humbura tashmë…/albobserver.com/


Nese ju pelqeu beni
Share ose Recommend Teknologji mistere… miliarda vjeçare! Sfera
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi