Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spartanët dispononin teknologji të përparuar para 2.500 vjetësh! Empty Spartanët dispononin teknologji të përparuar para 2.500 vjetësh!

Mon 31 Dec 2012 - 17:13
Spartanët dispononin teknologji të përparuar para 2.500 vjetësh! Sparta-300x300Në vitin 1961, profesori i metalurgjisë dhe njëkohësisht fizikan bërthamor, Dr. Lyle Borst vizitoi Spartën i ndikuar nga trimëritë e spartanëve të lashtë, por edhe për të studiuar armët që përdorte ky popull luftëtarësh i Greqisë së lashtë.
Kështu, i ardhur me mision posaçërisht nga Amerika, u kërkoi strukturave dhe arkeologëve vendas të shikonte shembuj dhe kampion të Heraion-it (Tempull dhe kasafortë thesari në Spartën e lashtë) të viti 670 para erës së re dhe pasi i analizoi me mjetet më bashkëkohore, arriti në përfundimin se Spartanët nuk disponon thjesht hekur… por çelik!

Pra, aliazh hekuri me karbon me përmbajtje karboni 0.2 dhe 0.8%. Gjatë deklaratës së tij, dhënë New York Times, kjo ishte e barasvlershme aso kohe me një bombë atomike… gjithnjë duke patur parasysh parametrat dhe vegjëlinë e teknologjisë së asaj epoke.

Kjo shpjegon të paktën shkencërisht, tej vlerës luftarake dhe trimërinë që tregoi Leonida me 300 ushtarët e tij në betejën legjendare të Termopileve, si dhe të strategjisë së tyre ku vetëm 300 burra iu bënë ballë një ushtrie gjigande me më shumë se 50.000 ushtar. Ushtri që përbehej nga luftëtar të stërvitur dhe të sprovuar që kishin nën komandën e tyre një perandori të tërë.
Për profesorin amerikanë, këto fakte përbëjnë dëshmi shumë të fuqishme rreth teknologjisë dhe njohurive aq shumë të përparuara të asaj kohe dhe që dispononte e gjithë bota e lashtë.
Edhe pse për një kategori të madhe arkeologësh, kjo lloj teknologjie ndalohet të dalë në dritë, kurrsesi nuk kanë munduar njerëz me vizon të pastër të cilët kanë tentuar të nxjerrin në dritë fakte të cilat për shumë shkencëtar janë tabu.
Sekreti më i madh i Spartanëve, ishte pikërisht ky, zbulimi dhe përpunimi në mënyrë të shkëlqyer i çelikut, me të cilin ramët e spartanëve bëheshin shumë rezultateve sesa të persianëve, të cilët edhe pse të shumtë në numër binin viktimë dhe vdekja e menjëhershme që u shkaktonin armët e spartanëve i tmerronte ushtarët persian./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi