Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

9-vjeçari i sëmurë me kancer pikëllon botën: Mami më lër të vdes Empty 9-vjeçari i sëmurë me kancer pikëllon botën: Mami më lër të vdes

Wed 16 May 2012 - 19:04
SHBA – Pas 5 vitesh luftë me kancerin, 9-vjeçari Ryan Kennedy ka vendosur të dorëzohet e të mos kurohet më. Historia e dhimbshme e vogëlushit ka pikëlluar botën. Pas shtatë operacionesh, katër cikleve kimioterapi dhe disa rrezatimeve, Ryan i tha nënës së tij se nuk mund të futej më në sallën e operacionit dhe i kërkoi të jetonte i qetë ditët e fundit të jetës. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, në muajin shkurt mjekët konstatuan se tumori në trurin e 9-vjeçarit ishte dyfishuar dhe nevojiteshin ndërhyrje të tjera. “Kur i thashë se tumori ishte dyfishuar ai filloi të qante dhe vendosi të mos merrte me ilaçe, të mos operohej më dhe të jetonte jetën si gjithë të tjerët. Dëshiron të notojë dhe të bëjë gjithçka që bëjnë fëmijët e tjerë”- shpjegoi nëna e Ryan për CNN. Historia e vogëlushit po bën xhiron e botës, përmes rrjeteve sociale, ku Ryan ka marrë mbështetjen e miliona njerëzve dhe personazheve të njohur.

“I tregova Ryan-it se edhe Britney Spears kishte shkruar për të në rrjetin social Twitter dhe ai duke qarë më tha “Mami jam i pikëlluar që kaq shumë njerëz flasin dhe janë shqetësuar për mua”- tregoi nëna.

(er.nu/cnn/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi