Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet ilaçi që shmang dehjen Empty Zbulohet ilaçi që shmang dehjen

Thu 17 May 2012 - 16:08
Mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke testuar një ilaç, i cili mund të shmangë efektet kryesore të dehjes nga alkooli tek personat.Sipas kërkuesit, ilaçi i quajtur iomazenil, nëse konsumohet përpara se të nisë pirja, është në gjendje të eliminojë disa prej efekteve të alkoolit në tru, përfshirë edhe marrjen mendsh apo mungesën e përqendrimit, përgjegjëse kryesore e aksidenteve
rrugore.E zhvilluar nga Universiteti i Yale, ilaçi është ende në një fazë eksperimentale, por testimet e tij të para kanë dhënë rezultate inkurajuese.Sipas mjekëve pas studimit, ilaçi mund të ndihmojë edhe të alkoolizuarit që të shkëputen, pasi duke reduktuar një pjesë të kënaqësisë në qelizat e trurit, ai do ta bëjë më pak tërheqës konsumin e pijeve.Megjithatë, ekziston edhe një rrezik tjetër, pasi ndërkohë që efekti në tru reduktohet, iomazenili nuk do të jetë në gjendje të reduktojë efektet e dëmshme në mëlçi dhe pjesët e tjera të trupit.
Kjo do të thotë se mjekimi mund të jetë njëkohësisht edhe i dëmshëm, pasi duke rritur kapacitetin e njerëzve për të pirë, dëmtimet në organet e brendshme do të jenë më të mëdha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi