Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në BE me vlera, jo me homoseksualë Empty Në BE me vlera, jo me homoseksualë

Fri 18 May 2012 - 18:51
Dështon parada gay, manifestim me fletëpalosje.Arvizu: Mbrojtja e të drejtave të LGTB-së është një prioritet kyç për ne.Pak interes nga qytetarët, mbështetje nga diplomatët.Nuk ishte një paradë nga ato që kemi parë rëndom në ekrane. As ndonjë manifestim protestues në mbrojtje të të drejtave të një komuniteti të diskriminuar.Dita kundër homofobisë në Shqipëri, përtej bujës që iu bë e masave të sigurisë nga policia, rezultoi një aktivitet fare normal, nga ata që bëhen sa herë kalendari daton ngjarje të caktuara. Pak përfaqësues nga komuniteti gay, lezbikeve, trans dhe biseksualëve, shumë diplomatë e përfaqësues organizatash joqeveritare. Mungonin politikanët, ndërsa qytetarët e Tiranës nuk treguan ndonjë interes për të marrë pjesë qoftë edhe për kuriozitet. Kjo panoramë të ofrohej dje te “Vëllezërit Frashëri” në qendër të Tiranës, në çelje të aktivitetit “Festivali i Diversitetit”, i organizuar nga Ambasada PINK, njëra prej tri organizatave që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve.
Në BE me vlera, jo me homoseksualë Gay-fletpalosjeTubimi tjetër me maska përballë Parlamentit nuk u bë. Ambasadorët e vendeve të huaja, të pranishëm, e përshëndetën këtë aktivitet. “Dua të përgëzoj Kryeministrin Berisha që e ka bërë tejet të qartë pozitën e qeverisë së Shqipërisë për të drejtat e LGTB-së. Dua të falënderoj edhe Policinë shqiptare për të gjitha aktivitetet e zhvilluara këtë jave, si dhe atë që ndodhi në Vlorë. Mbrojtja e të drejtave të LGTB-së është një prioritet kyç për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Obama lëshoi një direktivë: që ambasadat në mbarë botën të mbrojnë të drejtat e personave LGTB”, tha ambasadori amerikan, Arvizu. Ky aktivitet u përshëndet nga Avokati i Popullit, zëvendësministrja e Punës dhe nga përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian. Në nisje të aktivitetit, rreth orës 9:30, ambasadori i Ambasadës PINK, që mbron të drejtat e komunitetit LGTB, Altin Hazizaj, tha se shqiptaret janë ende homofobikë. “Kuvendi i Shqipërisë duhet të shikojë mundësinë që sa më parë të miratojë ndryshimet që adresojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e krimeve kundër komunitetit LGTB dhe çdo komuniteti tjetër në Shqipëri. Ne i ftojmë politikanët, partitë politike, administratën, të marrin masa serioze për të ndërtuar kapacitetet e stafeve të tyre për të mbrojtur dhe për të respektuar të drejtat e komunitetit LGTB”, tha Hazizaj.
Myslimanët: Në BE me vlera, jo me homoseksualë
Kreu i Forumit Mysliman, Fisnik Kruja: Shoqëria është në krizë.Në BE me vlera, jo me homoseksualë Myslimanet-kunder-300x150
Tubimi kundër LGBN: Jemi pro traditës familjare.
“Stop degjenerimit, pro moralit”; “Pro familjes, pro jetës”. Me këto pankarta në duar manifestuan dje përfaqësuesit e Forumit Mysliman të Shqipërisë.
Tubimi u bë në të njëjtën orë kur pak metra më tutje po mbahej aktiviteti i komunitetit LGTB në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Në mbrojtje të vlerave të familjes dhe shoqërisë shqiptare, drejtuesit e Forumit Mysliman janë shprehur kundër homoseksualizmit. “Homoseksualizmi është një nga mëkatet më të rënda, të cilën Zoti i madhëruar e ka dënuar në mënyrën më të ashpër. E gjitha shoqëria shqiptare duhet të jetë kundër, sepse është kundër traditës dhe moralit shqiptar”, tha Fisnik Kruja, nga Forumi Mysliman Shqiptar. Ai shtoi se manifestimi u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, e vendosur më 15 maj, për të sensibilizuar opinionin publik në lidhje me problemet që kalon sot familja shqiptare.
Myslimanët gjatë manifestimit të tyre u shprehën kundër mbështetjes që u dhanë disa ambasada komunitetit LGBT në Ditën Ndërkombëtare të këtij komuniteti. “Ne nuk mendojmë se futja e shqiptarëve në Bashkimin Europian duhet bërë me flamurin e homoseksualizmit”, tha Kruja. Ai shtoi se në Europë, Shqipëria do të mund të futet më shëndetshëm nëse promovohen vlerat familjare, për të cilat sot shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë. “Në këto ditë, kur vlerat e familjes ndjehen më të rrezikuara se kurrë më parë dhe në kohën kur brezit të ri po i serviren modele të denatyruara jashtë natyrshmërisë njerëzore, FMSH ndjehet më e angazhuar se kurrë në ripërtëritjen, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë morale, e cila zanafillon me bërthamën e shoqërisë, me familjen”, tha Kruja. Sipas tij, numri i divorceve po pëson rritje galoponte në një shoqëri gjithmonë e më të shpërqendruar. Gjithashtu po shtohen abortet në të gjithë vendin, si dhe dhuna në familje, e cila tregon për krizën e rëndë që ka kapluar familjen shqiptare. “Numri i fëmijëve që vuajnë pasojat e divorceve të prindërve është një plagë e madhe sociale, pasojat e së cilës do të shihen pasi ky brez të arrijë moshën e pjekurisë”, tha Kruja. Sipas tij, Forumi Mysliman i Shqipërisë mbron me forcë vlerat dhe moralin. “Ne do të angazhohemi për të bërë gjithçka të nevojshme për sensibilizimin e opinionit publik. Ky manifestim, siç e shihni, është paqësor dhe me çdo mjet paqësor ne do të promovojmë vlerat e familjes”, tha Kruja. Myslimanët qëndruan për më shumë se një orë në rrugë duke bërë thirrje për të rritur ndjeshmërinë sociale në lidhje me ruajtjen dhe shenjtërimin e familjes shqiptare.Në BE me vlera, jo me homoseksualë Spahia-ekrem-300x156PLL: Përgëzojmë manifestimin e myslimanëve

Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia

Partia Lëvizja e Legalitetit ka përshëndetur dje manifestimin e organizuar nga komuniteti mysliman kundër komunitetit gay në Shqipëri. Në një deklaratë të sekretarit të Përgjithshëm të PLL-së, Artan Tujani, drejtuar myslimanëve, thuhet se “është mirësi e madhe që në këto kohë të turbullta, nga ide çoroditëse ka individë dhe organizata që dalin në mbrojtje të vlerave hyjnore dhe moralit kombëtar. Manifestimi juaj i sotëm nën moton ‘Të mbrojmë familjen, të mbrojmë jetën’ meriton përgëzime të veçanta. Duke ju përcjellë përshëndetjet e Kryesisë së PLL, kryetarit të saj, z. Spahiu dhe mbarë legalistëve brenda dhe jashtë vendit, ju lutem që të pranoni simpatinë dhe mbështetjen tonë të plotë për këtë nismë. Ashtu si ju, ne ndajmë pikëpamje të njëjta dhe kemi qëndrime të ngjashme për mbrojtjen e vlerave të familjes dhe moralit kombëtar”. Sipas legalistëve, “ndonëse mund të duket sikur po notojmë kundër rrymës, ne jemi të bindur se po lundrojmë në drejtim e duhur dhe rrugën e drejtë që siguron paqe sociale dhe moral të shëndoshë. Nga ana tjetër, drejtuesit shpirtërorë, politika, organizatat dhe çdo njeri tjetër që e ka një mundësi, duke mbyllur gojën, sytë dhe veshët, po bëjnë gabimin e madh të tolerimit të fenomeneve të dëmshme dhe veseve të shëmtuara”.Në BE me vlera, jo me homoseksualë Ambasadori-holandez-Henk-G.-C.-van-den-DoolAmbasadori holandez në vendin tonë, zoti Henk van den Dool, deklaroi dje se është ndjerë i surprizuar nga deklaratat e kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, në adresë të tij, për faktin se ai është pjesëtar i kabinetit të qeverisë, dhe jo njeri i thjeshtë. Ai shprehu keqardhjen se dikush është fyer teksa ai ka folur për vlerat e përbashkëta europiane. “Këto deklarata nuk i dëgjon çdo ditë dhe kam qenë i surprizuar. Sigurisht, një nga këto çuditë e mia është se deklarata nuk është bërë nga një qytetar i thjeshtë, por nga një anëtar i qeverisë. Mua më ka ardhur keq dhe ende më vjen keq se duke folur për vlerat e përbashkëta europiane paskam fyer”, deklaroi ambasadori. Ambasadori holandez theksoi se ngjarjet e fundit diskriminuese ndaj komunitetit LGBT tregojnë se ka ende injorancë për homoseksualizmin. Sipas Van den Dool, paragjykimi vjen nga mungesa e informimit. “Jam i kënaqur të them se Shqipëria ka nënshkruar të gjitha konventat europiane dhe ka një ligj të fortë kundër diskriminimit, duke përfshirë dhe diskriminimin seksual. Ngjarjet e fundit kanë treguar se ka ende injorancë për homoseksualizmin. Të ngresh çështje për homoseksualët, pritet me paragjykim dhe qeshja. Frika dhe paragjykimi rezulton nga mosinformimi. Tregojuni kush jeni”, u shpreh ambasadori holandez.
Ditët ndërkombëtare, më 15 e 17 maj
Dita Ndërkombëtare e Familjes është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-se data 15 maj. Kjo ditë erdhi si përgjigje ndaj ndryshimeve sociale dhe ekonomike, të cilat prekin strukturën e familjes. Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë është një përkujtim i heqjes së homoseksualitetit nga klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë më 17 maj 1990. Në të gjithë botën kjo ditë festohet me ekspozita, manifestime dhe ngjarje të tjera.
Totozani: S’ka nevojë për pasion homofobik
Gjatë fjalës së tij, Igli Totozani, theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për pasione homofobike. Ai shprehu bindjen se shoqëria shqiptare ka forca për të hapur një dialog dhe debat të shëndoshë qytetar për të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBT.
“Sot është vërtet një ditë në të cilën mund të bëhen shumë apele dhe të citohen shumë konventa e ligje. Por ka rrethana ku ekziston vetëm një ligj: ligji i ndërgjegjes sonë”, tha Totozani.
Kodra: Kundër diskriminimit
Zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra, e pranishme në çeljen e Festivalit të Diversitetit, deklaroi se Ministria ka hartuar një program pune për rishikimin e legjislacionit, ndërsa do të ndërmarrë një fushatë të gjerë antidiskriminimi. Sipas Kodrës, duhet bashkëpunim më i gjerë mes shoqërisë civile, mediave e institucioneve në luftën kundër diskriminimit të këtij komuniteti. “Të gjithë para ligjit janë të barabartë”,
tha Kodra.

Ambasadori për paradën gay: Spahia? Injorantë ka gjithandej
Diplomati nga Holanda mbështet homoseksualët.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në BE me vlera, jo me homoseksualë Empty Re: Në BE me vlera, jo me homoseksualë

Fri 18 May 2012 - 18:52
“Njerëzit duhet të edukohen, një anëtar i kabinetit s’mund të thotë gjëra të tilla”
Ambasadori holandez në vendin tonë, Henk G. C. van den Dool, konfirmon pjesëmarrjen e tij në manifestimin që do të mbahet në Tiranë nga komuniteti gay më 17 maj.
Në një intervistë për emisionin “Tonight” të gaz-etares Ilva Tare në Ora News, ai e quajti injorant kreun e PLL-së, Ekrem Spahia, që deklaroi se në atë paradë do t’u hyhej me dru homoseksualëve.
Më 17 maj, Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, ju do të merrni pjesë në një manifestim në Tiranë. Çfarë do të ndodhë ekzaktësisht atë ditë?
Besoj që ju e dini që Ambasada dhe unë person-alisht kam qenë shumë aktiv në promovimin e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe të drejtat e minoriteteve seksuale. Unë kam qenë në Shqipëri për katër vjet dhe kam qenë aktiv në një sërë mënyrash në këtë fushë. Ajo që unë e gjej shumë interesante është se ajo çka do të ndodhë javën tjetër, do të jenë një sërë evenimentesh të organizuara nga organizata shqiptare, jo nga ne, por organizata të cilat punojnë për të drejtat e njeriut. Unë jam i kënaqur që do të marr pjesë në to dhe do të tregoj mbështetjen time. Ajo që dua të theksoj është se këto janë aktivitete të organizuara nga shqiptarët dhe jam i sigurt që tri apo katër vite më parë, një gjë e tillë do të kishte qenë e pamundur. Dhe unë shoh se ka një rrugë për të bërë. Ka lëvizje. Ka homoseksualë shqiptarë, të cilët janë tani të gatshëm të thonë se “unë jam gay”. Ajo që më duket shumë interesante është se kur para disa javësh ka pasur një deklaratë nga një zëvendësministër shqiptar në lidhje me homoseksualitetin, nuk ka pasur reagime vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga komisionerja për antidiskriminimin, zonja Baraku, Avokati i Popullit, zoti Totozani, madje edhe nga Kryeministri. Pra ne nuk jemi atje ku duhet, por unë jam optimist.
Po deklaratën e zoti Spahia, si e cilësoni? Mendoni se ka njerëz të tillë që mendojnë si ai?
Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e së cilës kam qenë edhe unë. Nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë, por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndiej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen. Dhe ajo që unë e gjej fare të papranueshme dhe prandaj besoj se ka qenë arsyeja që ne e iniciuan atë reagim është kur një gjë e tillë del nga goja e një zyrtari të kabinetit qeveritar, sigurisht të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre, por duke qenë në pozicionin e një anëtari të kabinetit qeveritar, që aspiron për t’u bërë vend anëtar i BE-së, nuk mund të thuhen gjëra të tilla.
A mendoni se mënyra apo procesi se si do të zhvillohet zgjedhja e Presidentit të Republikës do të ndikojë në dhënien apo jo të statusit?
Mendoj se po, dhe nuk besoj se jam i pari që po e them këtë gjë. Besoj se një numër kolegësh të mi, madje edhe Komisioni Europian, e ka bërë këtë gjë shumë të qartë, sepse ne jemi shumë të interesuar për mënyrën se si procesi do të marrë formë dhe do të eci. Ne kemi thënë që i gjithë procesi që çon te zgjedhja e Presidentit, nuk po flasim për njerëzit, sepse nuk besoj që BE-ja do të favorizonte njërin apo tjetrin kandidat. Procesi është ai që do të tregojë një lloj maturie të partive politike në Shqipëri, prandaj është dhe një kohë shumë interesante. Unë jam shumë i kënaqur që po shoh zotin Meta që po takohet me zotin Rama, PD që po flet me partitë e tjera, sepse ne do të ndienim që Kushtetuta shqiptare preferon një president konsensual, një kandidat që do të merrte sa më shumë vota që do të ishte e mundur. Ne mendojmë se do të ishte tregues për një pjekuri demokratike të partive, për të arritur në një kandidat të tillë dikë që e ka mundësinë të përfaqësojë unitetin e Shqipërisë si një vend dhe gjithashtu mund të mbrojë Kushtetutën shqiptare.
Ambasadori amerikan u shpreh se preferohet një president në raundin e parë, çka do të thotë konsensual. Qeveria holandeze e ka një preferencë të tillë, apo mund të arrihet edhe në mënyrën tjetër kushtetuese, 71 vota?
Unë do të preferoja një president në raundin e parë me 140 vota, sepse një president me një maxhorancë sa më të madhe të jetë e mundur, do të ishte mënyra e vetme për të përfaqësuar unitetin e këtij vendi dhe sipas kushtetutës presidenti, nuk është një institucion politik dhe prandaj do të ishte e mrekullueshme, në qoftë se ky Parlament do të kishte mundësinë t’i kalonte ndryshimet politike dhe të gjenin një personazh që nuk do të ishte vetëm i pranueshëm, por të kishin një njeri që të rrinte mirë në karrigen e Presidentit. Kushtetuta parashikon 4 raunde, nëse tri të parat dështojnë, është edhe variant i fundit me një zgjedhje me shumicë të thjeshtë votash. Por sigurisht, unë nuk mund të komentoj për këtë gjë, por kjo mund të jetë një parashikim i zgjuar në Kushtetutë, në mënyrë që të përjashtohet një tmerr pa fund, sepse vendi ka nevojë për një President, por, me sa kuptoj unë, Kushtetuta është e shkruar në frymën e një presidenti të zgjedhur me një numër sa më të madh votash. Unë nuk dua të hyj me emra konkretë, por mendoj se në Shqipëri keni emra të tillë. Duhet të jetë dinjitoz. Do të ishte shumë mirë që ai mos të kishte një profil shumë të lartë politik, mos të ishte i lidhur me regjimin e së kaluarës. Do të ishte vërtet shumë mirë në qoftë se ai do të ishte përmbi çdo lloj dyshimi në lidhje me korrupsionin, integritetin e tij.
Ka një kërkesë nga partitë e vogla për korrektimin e sistemit aktual zgjedhor, por, me sa deklarohen nga këto parti, nuk ka vullnet nga forcat kryesore. Cili mendoni se do të ishte një sistem i mirë për Shqipërinë?
Besoj që shqiptarët duhet ta zgjedhin vetë sistemin e tyre, nuk më takon mua të bëj rekomandime. Ajo që mund të them është që ka disa mënyra dhe modele për ta bërë ketë gjë. Unë ju përmenda që në Holandë kemi një sistem proporcional, gjë që sjell 10 – 11 parti në Parlament, por që i bën dhe koalicionet shumë të rëndësishme. Ajo që unë shoh me interes dhe me kënaqësi njëkohësisht, që pamja e partive politike në Shqipëri është duke ndryshuar, e gjithë dinamika. Përveç faktit që nëse unë jam dakord apo jo, nuk ka rëndësi. Po shohim parti të reja që po lindin, si Aleanca Kuq e Zi, apo Fryma e Re Demokratike dhe ende ne nuk i njohim me detaje, por të paktën ato u japin alternativa të reja votuesve, ndryshe nga tradicionalet e mëdha, për të cilat njerëzit kanë votuar deri tani.
Spahia: Mençuria s’ka të bëjë me prapanicën

Ekrem Spahia

Kryetari i PLL, njëherësh zv.ministër i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, reagon pas deklaratës së mbrëmshme të ambasadorit holandez në Tiranë për paradën e komuniteti gay. I pyetur nga gazeta “Panorama” mbi qëndrimin e diplomatit Henk G. C. van den Dool, Spahia tha se “nuk e kam dëgjuar ambasadorin për këtë prononcim, por nëse dikush mendon që mençuria, kultura apo civilizimi kanë të bëjnë me prapanicën, them me bindje të plotë se është jashtë realitetit të shumicës absolute të shoqërisë shqiptare. Për paradën e gay-ve do të dal në një konferencë të posaçme për shtyp”. Pak javë më parë, kreu i PLL-së u përfshi në një debat publik me komunitetit gay në vendin tonë për shkak të një deklarate të tij mbi paradën e paralajmëruar për më 17 maj në Tiranë. “Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i ‘kap me hu ato’. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe: shkop gome”. Kjo deklaratë e Spahisë bëri që të reagonte menjëherë edhe Bashkimi Europian, ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha e quajti të papranueshëm këtë qëndrim. “Aleatët kanë bërë deklarata të papranueshme. Aspak përgjigje mbretërore reagimi i zotit legalist, se dhe vetë janë parti e tolerancës dhe e kanë faktuar këtë dhe tani ka qenë një teprim se nuk mund të bëhet fjalë”, tha Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi