Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Vlera e mjedisit Empty Vlera e mjedisit

Sun 20 Jan 2013 - 21:49

Vlera e mjedisit


Kohet e fundit,shkencetaret dhe ekonomistet se bashku bene nje studim mbi pese habitate natyrore qe perdoren per nevojat e njerezve ose per perfitime tregtare.Keto habitate ishin;nje pyll tropikal ne Malajzi qe u rrafshua per lende drusore;

Vlera e mjedisit Sabah-canopy-walk


nje tjeter ne Kamerun qe u kthye ne plantacione kaucuku dhe palmash vaji;

Vlera e mjedisit Mount Kupe Bushshrike habitat_Bokassi Mountains, Cameroon_20120319_1_600

nje mocal me peme rrenjemedha ne Tajlande qe u kthye ne nje rezervat per rritjen e karkalecave te detit;

Vlera e mjedisit Krabi

nje kenete me uje te embel Kanada qe u tha per te bere toka bujqesore;

Vlera e mjedisit Tmb_c4f97fcb8e

dhe shkembinj koralor ne Filipine ku peshkohej me dinamit.

Vlera e mjedisit 9k=

Perfundimet qe arriten studiuesit ishin te habitshme.Nese njeriu nuk do te kishte vene dore ne keto pese vende te virgjera,vlera e tyre afatgjate ekonomike do te kishte qene 14 deri 75 per qind me e madhe sesa fitimi qe u nxor.Ne fakt,si rezultat i nderhyrjes se njeriut,cdo ekosistem humbet mesatarisht gjysmen e vleres dhe keto nderhyrje cdo vit kushtojne 250 miliarde dollare.Perkundrazi,ruajtja e mjedisit do te kushtonte 45 miliarde dollare.

Gazeta e Londres The Guardian raporton se studiuesit thone qe ''te mirat materiale dhe sherbimet'' qe keto mjedise na japin ne kembim,si per shembull,ushqim,uje,ajer.strehim,lende djegese,veshmbathje,barna dhe mbrojtje nga stuhite e permbytjet,vlejne te pakten 4,4 trilione dollare.Pra fitimi do te ishte 100 here me i madh se kostoja e ruajtjes.Dr. Endrju Balmfordi i Universitetit te Kembrixhit,Angli,i cili drejtoi kete studim,tha.''Ekonomia nuk eshte aspak premtuese.E prisnim qe shifrat te ishin ne favor te ruajtjes se mjedisit,por nuk e mendonim kaq shume''.


Mjerisht,qe nga Samiti per Token qe u mbajt ne vitin 1992 ne Rio-de-Zhanerio,11,4 per qind e mjediseve te paprekura jane ndryshuar nga njeriu.Kryesisht kjo ndodh sepse nuk e kuptojne ate qe humbasin dhe se duan te nxjerrin fitime brenda nje kohe te shkurter.Pas dhjete vjetesh,ne Smitin Boteror per Shfrytezimin Ekologjik te Burimeve Natyrore qe u mbajt ne Johanesburg,nuk rezultoi asgje konkrete per te zgjidhur problemin.Dr. Balmfordi shprehu shqetesimin e tij duke thene.''Qe kur isha femije dhe degjova per here te pare shprehjen 'mbrojtja e mjedisit',ka humbur nje e treta e mjedisit e virgjer.Per kete nuk ve gjume ne sy''.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Vlera e mjedisit Empty Re: Vlera e mjedisit

Mon 21 Jan 2013 - 21:57
Vlera e mjedisit 9k=Shkembinj koralor ne Filipine...imazhi me lart eshte i paqart,ndaj e postova perseri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi