Berisha: Në vitin 2015, mësuesit do të jenë të gjithë anglishtfolës
Sat 19 May 2012 - 0:35
Në vitin mësimor të 2015-s, çdo mësues duhet të jetë anglishtfolës. Kështu u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e gjuhës angleze. Kryeministri, Sali Berisha, theksoi se duhet punuar që studentët shqiptarë të përballojnë me lehtësi testet e ‘gjuhës globale’.
“Deri në vitin 2015-të, çdo mësues nga klasa e parë duhet të jetë anglishtfolës. Jo se do ta fillojmë anglishten që në klasë të parë por në klasë të tretë do ta fillojmë. Ne jemi në ndryshim të vazhdueshëm”, tha Berisha. “Ne duhet ta bëjmë anglishten jo një taksë por një pasion, një dije themelore për nxënësit. Çdo shqiptar duhet të mësojë anglisht sa më mirë”.
Kryeministri gjatë prononcimeve për këtë çështje është shprehur se Shqipëria duhet të përcaktojë si gjithë të duhet gjuhën kineze. Pavarësisht se opozita e trajtojë me sarkazëm një propozim të tillë, kreu i qeverisë ka insistuar duke thënë se kjo do t’i ndihmonte shqiptarët për t’u punësua pasi Kina është superfuqi ekonomike. /F.Stafa/
Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi