- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Bota po dridhet – Luftë mes Turqisë dhe Greqisë, çka e pret botën në vitin 2015?
Wed 4 Feb 2015 - 14:29
Në vitin 2015 do të vie deri në acarimin e marëdhënieve në mes të Turqisë dhe Greqisë në lidhje me regjionet kontestuese të gjetjes së gasit natyror në Detin Egje.
Në qoftë se vie deri te kjo, në fund të vitit ujërat në veri të Qipros do të shndërrohen në zona të militarizuara për qërimin e hesapve në mes dy anëtarëve të NATOs. Eskalimi i mundshëm i këtij konflikti e përjashton secilën mundësi për ndërtimin e terminaleve për gaz natyral në Qipro ose të gazsjellësit në Mesdheun verilindor. Nga ky konflikt përfituesi më i madh do të jetë Rusia, pa ndërtimin e këtij gazsjellësi, varësia nga gazi rus do të jetë akoma më e madh, parash analisti Armin Rosen.
Turqia në këtë këndvështrim llogarit nëndihmën e SHBA-ve që do ta kushtëzojë me realizimin e interesave amerikane në raport me ISIS-in, kurse kriza e Greqisë do t’i pamundësojë fqiut jugor për t’i kontrolluar ishujt e largët që bëjnë pjesë në ujërat teritoriale greke por që janë në afërsi të madhe me tokën turke. Gjithashtu për SHBA-të është shumë me rëndësi që Rusia të jetë largë ujërave të mesdhetare.
Të gjithë e kanë të qartë se Rusia dhe SHBA-të gjatë kohë janë në Luftë të ftohtë, e cila eskaloi me krizën ukrainase.
Kriza u përthellua me reagimin e Rusisë, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë si një zonë strategjike për lundrime detare. Rrënimi i avionit malejzian të “Malaysia Airlines” për të cilina merikanët akuzuan rusët, kurse në anën tjetër rusët për këtë veprim i akuzuan forcat ukrainase.
Analisti politik Pjer Benam mendon se Obama në vitet e fundit të mandatit të tij do të përpiqet që nëpërmjet Turqisë dë vendos kontroll në disa territore të Sirisë, me qëllim që ta neutralizojë “Shtetin Islamik” dhe rrezikun që kanoset prej tij. Me krijimin e një tampon zone, në të cilin gjenden njeësite speciale irakiene, si dhe vendosjen e një zone për ndalim fluturimesh nga ana e Turqisë, aleatëve amerikan iu jepet mundësia për elimimin e ISIS-it por edhe kryetarit Bashar el Asad, të cilin nuk arritën që ta largojnë nga pushteti edhe pas aferës për përdorimin e armëve kimike.
Duke e pasur parasysh për sulmet e shumëta që i përjetoi rubla ruse, pritet që Armenia ta shtyjë për disa vite kyçjen në Unionin Doganor Evropian. SHBA-të në këtë situatë do të shikojnë mundësi të lidhen me Bjelorusinë një aleat tradicional rus që do të tentojnë të tërheqin në anën e tyre. Lufta në Ukrainë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2015, kurse marrëveshja doganore e BE-së do të përjetojë kolaps të vërtetë, parasheh Rosen.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Bota po dridhet – Luftë mes Turqisë dhe Greqisë, çka e pret botën në vitin 2015?
Sun 8 Feb 2015 - 1:11
"Nga ky konflikt përfituesi më i madh do të jetë Rusia"
Me ben cudi qe burimet greke thone se "nga ky konflikt humbesi me i madh do te jete Rusia"...
Me ben cudi qe burimet greke thone se "nga ky konflikt humbesi me i madh do te jete Rusia"...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi