Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ta bëni për vete një mashkull? Empty Si ta bëni për vete një mashkull?

Sun 20 May 2012 - 2:33
Në të shumtën e rasteve, meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijojë fotografi joreale në kokë. Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon: “Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkojë argëtim”.Prandaj, këshilla e saj për femrat është: relaksohuni dhe pritni me gjakftohtësi derisa ai kërkon takimin e ardhshëm. Atëherë, nëse vërtet dëshironi ta pushtoni mashkullin, mos e teproni me paraqitjet tuaja. Në çastin kur duhet të takojnë një vajzë, meshkujt hasin në shumë pengesa psikike. Këtë nuk duhet ta merrni seriozisht, sepse aftësia e përqendrimit te meshkujt është e kufizuar për këto gjëra. Nëse gjithsesi dëshironi t’ju lajmërohet, duhet të përpiqeni t’i leni diçka në kujtesë të tij, që vazhdimisht do ta përkujtoj në ju.

Nëse dëgjoni që një mashkull ju thotë: “Më duhet pak hapësirë”, atëherë me seriozitet duhet ta kuptoni këtë theksim të tij. Sarah thotë se meshkujve në të vërtetë nuk ju duhet hapësira, sepse kur ata e fitojnë atë hapësirë të kërkuar, nuk dinë dhe nuk kanë me çka ta mbushin. Për këtë, është mirë që kur të dëgjoni diçka të tillë, të zhdukeni pak me një krenari, dhe t’i leni hapësirë që ai të kuptojë se ka gabuar rëndë. Në shumë raste, sapo të kuptojë këtë, ai do të vrapojë t’ju gjejë. Nëse dëgjoni t’ju thotë se ju po luani me të dhe se ai nuk i do femrat që luajnë lojëra, në të vërtet mendon ndryshe.

Çdo mashkull që është i dashuruar në një femër, as që kupton se a luan apo jo e dashura e tij. Nuk është në gjendje ta identifikojë këtë. Shumë femra besojnë se vetëm nëse janë të bukura dhe simpatike mund të marrin guxim që me anë të flirtit ta tërheqin vëmendjen e meshkujve. “Marrëzi! Flirti përherë është i dobishëm”, – përfundon psikologja Monika Mur. Edhe atëherë kur femra jo aq simpatike flirton, ka gjasa të mira të tërheqë vëmendjen e huaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi