Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Edhe në Zvicër u promovua “Kosova” e Buxhovit Empty Edhe në Zvicër u promovua “Kosova” e Buxhovit

Mon 21 May 2012 - 19:24
Lozanë, 21 maj - Në Zvicër me ftesën e Gegës së LDK-së në Zvicër po qëndron historiani, Jusuf Buxhovit, ku edhe do të ketë tri promovime të librit të tij “Kosova”. Libri promovimin e parë e patë më 19 maj në Dulliken në kuadër 22 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Zvicër , dje në qytetin e Lozanës, ndërsa nesër në Surse.

Me këtë rast, sipas njoftimit nga Zvicra, historiani Jusuf Buxhovi pasi përkujtoi se mërgimtarët përbejnë element të rëndësishëm shtetformimi, tha se me themelimin e shtetit nuk e përfundojmë detyrën, sepse deri sa na jemi duke ndërtuar shtetin, nuk po e ndërtojmë edhe ardhmërinë dhe se shteti nuk ndërtohet vetëm me deklarime. Përkundrazi, historia ka treguar se shumë civilizime kanë përfunduar pikërisht në çastet kur kanë menduar se e kanë arritur fitoren. Sepse historia e njerëzimit tregon se shumë shtete dhe civilizime janë stërkequr dhe kanë dështuar pikërisht atëherë kur kanë menduar se kanë arritur fitoren dhe se kjo ka qenë fatale për atë vend. Ndaj edhe nuk do të dëshiroja që kjo të na ndodhë edhe ne. Vullneti për shtetin, të mos kthehet në rrënimin e shtetit. Do të doja që ti kthehemi të pares , që e keqja të mos e fitojë pushtetin.

Çdo shtet dhe çdo popull duhet ta ketë historinë e vetë, ndaj edhe unë jam përpjekur që të kemi një histori shpirtërore të shqiptarëve nga periudhat e hershme, duke shtuar se civilizimi perëndimor u dedikohet stërgjyshërve tanë, pellazgeve , dardanëve , ilirëve, dhe shtoi se edhe historiografia e para 200 e sa vitesh vetëm se e ka vërtetuar përkatësinë tone antike, duke shtuar se: shteti i Kosovës si çdo shtet duhet ta ketë historinë e vet. Në shenj nderimi për veprën e tij, Jusuf Buxhovit nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër u shpërblye me mirënjohje të veçantë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi