- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Baballarë në sallën e lindjes, pranojnë 1% e meshkujve
Mon 21 May 2012 - 19:27
Rubena Moisiu: Për nënën do të ishte mbështetje e madhe psikologjike.
“Frikë dhe të papërgatitur. Vetë gratë preferojnë të jenë vetëm”
Burra të fortë, por vështirë se do shkelnin në sallën e lindjes ku bashkëshortja po sjell në jetë fëmijën. Klisheja e meshkujve të cilëve u bie të fikët teksa gratë luftojnë me dhimbjet, në Shqipëri është ende e fortë. Vetëm 1% e tyre zgjedhin të kapërcejnë pragun e derës e të shtrëngojnë dorën e partneres. Ditët e fundit jemi përpjekur të “gjuajmë” ndonjë rast në maternitetet e Tiranës për të na treguar për këtë lloj eksperience, por ka qenë e pamundur. Mjekët arritën të na lidhin vetëm me njërin prej tyre, i cili nuk pranoi të identifikohet, por u shpreh se nëse do kthehej pas, nuk do ta bënte më një gjë të tillë. “Në fakt nuk e kisha menduar më parë që mund të isha aty. Por u detyrova pasi ime shoqe pati komplikacione dhe me kërkoi të isha në sallë”, tha për gazetën L.M. nga Tirana. Ai shtoi se ka përjetuar emocionet më të forta në jetën e tij. “Madje mbaj mend që në një moment me vinte përzier dhe njëra nga mamitë më tha se nëse nuk isha në gjendje ta përballoja mund të dilja. Por, bashkëshortja kërkonte t’i mbaja dorën dhe nuk doja ta lija vetëm, po kështu edhe më vinte pak zor që të dilja më pas”, tha L.M. Përtej frikës dhe sikletit, ai na tregon se ishte gjithaq i paharrueshëm momenti kur dëgjoi të qarat e para të të birit. “Kjo pjesë pastaj bën që t’i harrosh të gjitha. Në fillim në krahët e së ëmës, pastaj në të mitë. Ishte vërtet bukur”, tha ai.
Mjekët: Baballarët të papërgatitur
Çështje mentaliteti, frikash, apo të papërgatitur për të përballuar një situatë të tillë? Baballarët shqiptarë duket se nuk i hyjnë aq thellë analizës. Thjesht pjesa më e madhe e tyre preferojnë të rrinë jashtë sallës së lindjes. Ndërkohë që në vende më të zhvilluara se tonat quhet normale prania, madje ekzistojnë edhe kurse parapërgatitore për të dy prindërit, ne jemi ende larg. “Krahasuar me vite më parë, kemi më shumë çifte, por gjithsesi mbeten të rrallë. Madje, edhe vetë nënat nuk preferojnë t’i kenë në sallë bashkëshortët, pasi janë më të lirshme dhe duan t’ua kursejnë pjesën e dhimbjeve”, thotë Rubena Moisiu, drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”. Sipas saj çiftet janë ende të papërgatitura për ta quajtur si pjesë normale rolin e barabartë të dy prindërve. Ajo shton gjithashtu se pikërisht për këtë arsye nuk mungojnë rastet kur një burrë edhe pse vetëm po sheh atë që ndodh në sallë, mund të zverdhet e të ketë rrezik t’i bjerë të fikët. “Është më se normale. Nëna ka pasur kohe 9 muaj të përgatitet shpirtërisht për momentin e lindjes, e ka edhe natyrale, ndërsa për baballarët është më e vështirë”, thotë Moisiu. Sa i takon moshës dhe kategorisë së baballarëve që duan të jenë në sallën e lindjes, Moisiu thotë se janë pothuajse të gjithë baballarë të rinj, poshtë të 40-ave dhe ata që i kanë fëmijët e parë. Ajo e sheh si një mbështetje mjaft të madhe psikologjike për nënën. “Mendoj se është një mbështetje psikologjike për nënat, pasi orët e gjata të lindjes mund të kalohen më lehtë. Ndaj them se përgatitja e çifteve të reja duhet të nisë nga ato fillimisht”, thotë Moisiu.
Itali, mbi 90% e meshkujve hyjnë në sallë
Meshkujt fqinjë italianë duket se e quajnë gjënë më normale qenien e tyre pranë partnereve në sallën e lindjes. Mbi 90% e tyre ndjekin kurse parapërgatitore për të qenë të aftë të ndihmojnë gjatë momentit kur bashkëshortja po sjell në jetë fëmijën. Madje, edhe vetë nënat e reja e cilësojnë një mbështetje mjaft të madhe këtë pjesë. Në 10 vitet e fundit, shifrat janë rritur me të paktën 30% në këtë shtet.
Si mund të ndihmojnë baballarët
Sipas mjekëve, para se të përfundojnë në sallën e lindjes, baballarët duhet të dinë të ndihmojnë bashkëshorten e tyre për të përballuar dhimbjet. Për këtë ata duhet trajnohen më parë nga stafi i mjekëve. Babai duhet të dijë se fillimisht gruaja i ka dhimbjet më të lehta, që vijnë çdo 15 minuta dhe zgjasin më shumë, dhe më pas vijnë duke u afruar deri në 5 minuta e kështu me radhë. Në këtë situatë, babai fillon dhe ndërhyn me ndihmën e tij dhe mundohet ta mbajë sa më koherente nënën për frymëmarrjet që duhet të bëjë, duke e mësuar se si duhet të bëjë frymëmarrjen. Më tej, doktoresha shpjegon se nëna, duke qenë nën presionin e dhimbjeve, e harron momentin dhe kërkon të bërtasë dhe të shprehë dhimbjen në format e saj, duke lëvizur dhe në këtë moment bashkëshorti duke qenë prezent e këshillon se si duhet të bëjë frymëmarrjen.

- NoRaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2133
Vendndodhja : Aty ku me do qejfi
Anetaresuar : 12/04/2012
Re: Baballarë në sallën e lindjes, pranojnë 1% e meshkujve
Wed 23 May 2012 - 0:29
ah me pas mujt krejt i kisha shti qaty mi pa se po kujtojn se kollaj asht me bajt e me bo tjeter kush e ata ne hazer me me prit
- AbdulgafuriV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 45
Postime : 1419
Hobi : futbolli
Vendndodhja : kastriot
Anetaresuar : 10/05/2012
Re: Baballarë në sallën e lindjes, pranojnë 1% e meshkujve
Wed 23 May 2012 - 11:11
po femra natyren e ka te atille qe te behet nene e jo burri. dhe ju keni te drejten tuaj me dhene mendimin tuaj po edhe baballart nuk e presin bash hazer siq po pretendoni ju jo,po te mos ishte shkak baba as nena nuk do shkonte ne salle te lindjes fare?NoRaa shkruajti:ah me pas mujt krejt i kisha shti qaty mi pa se po kujtojn se kollaj asht me bajt e me bo tjeter kush e ata ne hazer me me prit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi