Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ku qëndron çelësi i suksesit të Apple me Iphone apo Ipad? Empty Ku qëndron çelësi i suksesit të Apple me Iphone apo Ipad?

Tue 22 May 2012 - 2:28
Ku qëndron çelësi i suksesit të Apple me Iphone apo Ipad? AppleStore-noaNju Jork. 14 Maj 2012, NOA.al/ R.Bulku - Steve Jobs kishte thënë se “e vetmja mënyrë për të bërë një punë të mirë është që të dashurosh atë çka bën”. Edhe pas ndarjes së tij nga jeta, Apple vazhdon sërish me këtë filozofi, duke kërkuar gjithmonë të motivojë punonjësit e kompanisë.

Prova vjen nga një biletë mirëseardhjeje që pret punonjësit e rinj, e cila është publikuar nga një përdorues i Istangram.

“Ekziston një punë dhe ekziston puna e jetës tënde, që nuk pranon kompromise dhe për të cilën duhet të jesh i gatshëm të sakrifikosh fundjavën”: teksti i biletës shtyn gjithnjë e për më mirë dhe me qëllim në arritjen e objektive më të mëdha: “diçka që nuk mund të ndodhë në asnjë vend tjetër”.

Kompania e Cupertino duhet theksuar se nuk punëson persona dosido, madje është tepër e rregullt, e ashpër dhe përzgjedhja bëhet tepër e kujdesshme për të pasur sa më shumë sukses me produktet e famshme si Iphone apo Ipad të cilat synojnë thjesht të bëjnë diferencën me të tjerët duke qenë unike.

Pikërisht për këtë qëllim punonjësit duhet të kuptojnë se janë pjesë e një realiteti të jashtëzakonshëm, që synon kualitet të lartë.

Fjalë frymëzuese apo “bllokuese”? Ajo çka është e sigurt është fakti se Apple vazhdon të ketë një sukses të jashtëzakonshëm dhe kjo me siguri në sajë të punonjësve të saj. r.b/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi