Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook, ky vrasës i sms-ve Empty Facebook, ky vrasës i sms-ve

Tue 22 May 2012 - 2:30
Facebook, ky vrasës i sms-ve Facebook-sms-twitterNë Shqipëri po ashtu situata po paraqitet e ngjashme. Shumë njerëz kanë lidhje në internet qoftë përmes kompjuterit në shtëpi, shkollë apo në celular dhe për rrjedhojë janë të lidhur thuajse gjatë gjithë kohës në rrjet. Kështu ata shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga internet për komunikim pa pagesë. Ndër më të shfrytëzuarat janë padyshim Skype për komunikim mes abonentëve të saj falas me tekst, zë dhe figurë, si dhe opsionet e chat-it që ofrohen nga Yahoo, MSN, Facebook, Twitter, etj.

Tiranë, NOA.al/ Lorena Xhezairi - Koha e mesazheve telefonike (SMS) duket se është drejt fundit, ose së paku po perëndon vrullshëm. Zhvillimi i Facebook dhe telefonave me aplikacione për rrjetet sociale kanë sjellë dhe uljen e numrit të mesazheve që njerëzit dërgojnë me telefona.

Kompanitë që studiojnë tregjet në Evropë, Azi dhe SHBA, evidentojnë faktin se mesazhet telefonike kanë qenë një prej elementëve që sillte më shumë të ardhur për këto kompani. Por tashmë duket se nuk do të jetë më kështu, raporton noa.al.

Një numër i madh klientësh janë duke kaluar shërbimet me sms nga telefonia celulare drejt rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të Hotmail dhe Yahoo.

Nga rreth 900 milionë persona që përdorin Facebook rreth 450 milionë prej tyre e përdorin në telefona. Gjë që do të thotë se këta persona kanë nisur të përdorin më pak shërbimin e mesazheve telefonike.

Sipas të dhënave, numri i mesazheve të nisura nga rrjetet sociale është disa herë më i madh sesa ai nga numrat celularë.

Në këtë mënyrë, Facebook po ndryshon kompletë stilin e jetës së rreth 900 milionë përdoruesve të tij, duke u bërë më të thjeshtë komunikimin, por duke parashikuar dhe një krizë për kompanitë telefonike.

Në Shqipëri po ashtu situata po paraqitet e ngjashme. Shumë njerëz kanë lidhje në internet qoftë përmes kompjuterit në shtëpi, shkollë apo në celular dhe për rrjedhojë janë të lidhur thuajse gjatë gjithë kohës në rrjet. Kështu ata shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga internet për komunikim pa pagesë. Ndër më të shfrytëzuarat janë padyshim Skype për komunikim mes abonentëve të saj falas me tekst, zë dhe figurë, si dhe opsionet e chat-it që ofrohen nga Yahoo, MSN, Facebook, Twitter, etj. l.xh/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi