Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Holandezët filmojnë Lazaratin Empty Holandezët filmojnë Lazaratin

Tue 22 May 2012 - 2:41
Atë që nuk e kanë bërë dot policia dhe mediat, e kanë bërë dy të rinj holandezë. Gjatë një udhëtimi turistik në Shqipëri, atë kanë hyrë në Lazarat dhe kanë filmuar parcelat e mbjella me kanabis.Në videon e postuar në Youtube, dy të rinj nga Holanda, vendi ku konsumi i kanabisit është i ligjshëm, habiten me parcelat që gjelbërojnë fshatin, ku familje të tëra dalin për ta korrur e nxënësit shtyjnë bimët për të hapur rrugën për në shkollë.“Nuk është normale, një fshat i tërë i mbjellë me bimë. Është mbi tre metër. E gjithë familja kishte dalë për ta korrur. Fëmijët hapin rrugën mes bimëve për të shkuar në shkollë”, thonë ata në video.Në video nuk mungojnë edhe shakatë e dy të rinjve në lidhje me fshatin jugor, ku sa hyn mund të të duket se dikush po pi një cigare hashash, por disa metra më tutje “gjen një arë të tërë me mall të freskët”.Daan Vonk & Theo Roelofs, dy djemtë nga Amsterdami e kanë përmbledhur aventurën e tyre në Shqipëri në një film 52. 13 minutash, të cilin e kanë titulluar “Udhëtimi me motoçikletë nëpër Shqipëri”. / G.N.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi