Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit Empty Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit

Tue 22 May 2012 - 17:55
Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit Dooley-prezantimi-anti-islam-1-300x225


Ushtria Amerikane i ka mesuar liderat e saj te ardhshem se nje ‘lufte totale’ kunder 1.4 miliard myslimaneve ne bote, do te ishte e nevojshme per te mbrojtur Ameriken nga terroristet Islamike, sipas dokumenteve te mara nga ‘Danger Room’ (Dhoma e Rrezikut).

Ndermjet mundesive qe konsiderohen ne kete konflikt: duke perdorur mesimet e “Hiroshima” per te fshire nga faqja e dheut qytete te tera njekohesisht, duke “shenjestruar popullsine civile sa here qe te jete e nevojshme.”

Kursi, i raportuar fillimisht nga “Danger Room” muajin e kaluar dhe e mbajtur ne Departamentin e Mbrojtjes së Përbashkët të Forcave të Kolegjit të Shtabit, ka qene qe ateher e anuluar nga planet e Pentagon-it. E vetem tani, detajet e kursit kane dale ne drite. “Danger Room” ka marre me qindra faqe materiali per kurs dhe dokumenta reference nga nje burim i njohur me permbajtjen dhe llojin e kursit.

Kryetari i shefave te perbashket te Shtabit kohet e fundit urdheroi te gjithe ushtrine Amerikane te pastroje materialin e saj te trajnimit per tu siguruar se nuk permban materiale te ngjashme urrejtje, nje proces qe eshte ende ne vazhdim. Por oficeri qe mbajti leksionet, Army Lt. Col. Matthew A. Dooley, ende ruan pozicionin e tij ne Kolegjin Norfolk, Virginia, ne pritje te nje hetimi. Komandante, kolonele toger, kapitene dhe dhe kolonele qe ishin ulur ne klasen e Dooley-t, duke degjuar materialet nxitese te urrejtjes per jave te tera, kane levizur tani ne detyra me te larta ne te gjithe ushtrine Amerikane.
Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit Dooley-prezantimi-anti-islam-2

Per nje pjese te mire te dekades se fundit, nje pjese ekspertesh kunder terrorizmit, kane qene duke punuar ne ushtrine amerikane, inteligjence dhe komunitetet e zbatimit te ligjit, duke u perpjekur per te bindur kedo qe mundeshin se armiku i vertete i Amerikes nuk eshte Al-Qaeda — por besimi Islam ne vetvete. Ne kursin e tij, Dooley i solli keta anti-myslimane demagoge si ligjerues te ftuar special. Dhe ai e çoi argumentin e tyre ne nje finale te shemtuar.

“Ne kemi kuptuar se nuk ekziston dicka e tille si “myslimane te moderuar,” vuri ne dukje Dooley gjate prezantimit te (.pdf) ne Korrik 2011, e cila perfundoi me nje manifest te sugjeruar ndaj armiqve te Amerikes. “Prandaj eshte koha per Shtetet e Bashkuara qe ti bejme synimet tona te verteta dhe te qarta. Kjo ideologji barbare nuk do te tolerohet. Islami duhet te ndryshoje ose ne do te lehtesojme vete-shkaterrimin e tij.”

Dooley nuk mund te arrihet ne menyre qe te jape nje koment. Zedhenesi i tij Steven Williams, pranoi qe te diskutoje prezantimin e Dooley. Por kur u pyet nese Dooley ishte pergjegjes per materialet e kursit, ai u pergjigj, “Une nuk e di nese do ta klasifikoj ate (Dooley) si pergjegjes. Ai qe mund ta beje nej gje te tille eshte komandanti i shkolles Maj. Gen. Joseph Ward.”

Kjo e ben gjeneralin me dy yje fajtor per materiale mjaft tronditese. Ne nje prezantim te njejte, Dooley parashtroi nje plan me kater faza lufte per te realizaur nje transformim te detyruar te fese Islame. Faza e trete perfshin rezultate te mundshme si “Islami duhet reduktuar me nje status Kult” dhe “Arabia Saudite kercenohet me uri.” (Eshte nje sugjerim ironik, lajmi i sotshem se Inteligjenca e Arabise Saudite sabotoi planin me te fundit te Al-Qaeda-s per bombardime ne Amerike, 10/05/2012.)

Ligjet nderkombetare per mbrojtjen e civileve ne rast lufte “jane me te rendesishmet,” thote Dooley. Dhe kjo hap mundesine e aplikimit te “precedentet historik te Dresden, Hiroshima, Nagasaki,” ne qytetet me te shenjta te Islamit, dhe duke sjelle shkaterrimin e Mekes dhe Medines.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit Empty Re: Ushtria e Sh.B.A: Përdorni taktika ‘Hiroshime’ për ‘Luftë Totale’ kundër Islamit

Tue 22 May 2012 - 17:59
KJO Jo mire ... Te gjitha mashtrimet dhe kurthet e Armiqve te Islamit kan me dal ne shesh dhe nuk kan me patur sukses..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi