Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Salmonella për luftë kundër kancerit Empty Salmonella për luftë kundër kancerit

Thu 28 Apr 2011 - 3:23
Shkencëtarët nga University i Minnesotas besojnë se si salmonella mund të jetë “vegël” e vlefshme në luftë kundër kancerit në organet që rrethojnë zorrët, që janë mëlçia, shpretka dhe zorra e trashë, pasi që këto janë vendet ku salmonella në mënyrë të natyrshme infekton trupin
Shkencëtarët kanë rekrutuar salmonellen, bakterin vdekjeprurës që sulmon mijëra njerëz çdo vit, për të bërë diçka të pamendueshme. E kanë rekrutuar të luftojë kundër kancerit!
Shkencëtarët nga University i Minnesotas besojnë se si salmonella mund të jetë “vegël” e vlefshme në luftë kundër kancerit në organet që rrethojnë zorrët, që janë mëlçia, shpretka dhe zorra e trashë, pasi që këto janë vendet ku salmonella në mënyrë të natyrshme infekton trupin.
Eksperimentet në kafshë tashmë kanë treguar se salmonella në mënyrë të suksesshme mund të kontrollojë tumoret në zorrë. Testimet klinike në njerëz tashmë kanë filluar, dhe e rëndësishme është që janë duke treguar rezultate të shkëlqyeshme.
“Shumë baktere dhe viruse, madje edhe ato të dëmshmet, mund të përdorën në luftë kundër sëmundjeve,” shpjegon hulumtuesi kryesor Edward Greeno.
Shkencëtarët tashmë me shekuj e dinë se të sëmurët nga kanceri ndonjëherë bëhen më mirë pasi që i ekspozohen ndonjë infeksioni. Greeno përmend shembullin nga raporti i publikuar në Austri nga vitet 1860 për pacientin me tumor të madh.
Pacienti ishte i vendosur në hapësirën e njëjtë si edhe pacienti tjetër i sëmurë me infeksion të rëndë. Shumë shpejt është infektuar edhe tumori dhe ka filluar të zvogëlohet tek pacienti i parë, dhe në fund gati është zhdukur. Fatkeqësisht, infeksioni po ashtu ka shkatërruar edhe pacientin me tumor. “Pra, thelbi i këtij hulumtimi,” ka theksuar Greeno, “ishte për të gjetur mënyrën si të liferohen aftësitë luftarake të salmonellës tek ndonjë pacient, dhe në të njëjtën kohë të mos e sëmurim me vetë bakterin.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi