Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Peshku-robot që patrullon detin Empty Peshku-robot që patrullon detin

Tue 22 May 2012 - 18:45
Peshku-robot që patrullon detin Peshku-robot-det


Në ujërat e portit të Gihonit, në veri të Spanjës, një peshk i madh dhe i verdhë përçan dallgët. Por notari qëndron larg jetës detare dhe nuk ka hala e gjak, por vetëm fibra karboni dhe metal.

Bëhet fjalë për një peshk-robot, të cilin shkencëtarët po e përdorin si një armë kundër ndotjes.

Aparati që përdoret për patrullimin e detit punon në mënyrë autonome për të zbuluar ndotjen e ujit, duke u përcjellë informacionin përmes pajisjeve elektronike autoriteteve.

Në Spanjë, shumë persona po i nënshtrohen testit nëse mund të marrin gradën e duhur për të qenë pjesë e policisë detare, që patrullon përmes objektit të ri.

“Ideja është që ne të monitorojmë në kohë reale ndotjen. Kështu, nëse dikush është duke hedhur kimikate në det, ne mund të shkojmë atje menjëherë, të zbulojmë se kush po e shkakton problemin dhe ta ndalojmë”, sqaron Luke Speller, një shkencëtar që ka marrë pjesë në këtë projekt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi