Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë Empty Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë

Tue 10 Apr 2012 - 2:06
Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë Komisioni-i-sigurise-300x199Skerdilajd Zaimi

Përpjekja e qeverisë shqiptare për të përpunuara një draft të ri për marrëveshjen e delimitimit të zonave detare me Greqinë ka qenë e vazhdueshme dhe institucionale, pavarësisht mohimit të bërë deri më tani. Madje heshtja dhe anashkalimi i çështjes i shoqërohet një problemi tjetër, atij të largimit nga pozicioni drejtues të ish-komandantit të Forcës Detare Kudret Çela, i caktuar deri më dje përfaqësues i saj në Komisionin Ndërministror të ngritur me këtë rast. I mohuar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, fakti i pjesëmarrjes së kundëradmiralit Çela në Komision, vërtetohet nga një shkresë përcjellëse që sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu i dërgon në datën 26 shtator 2011 homologut të tij në Ministrinë e Mbrojtjes, Edvin Kulluri, përmes së cilës njofton edhe datën e mbledhjes së radhës. Në fakt mbledhja e komisionit është zhvilluar në datën 10 tetor 2011, në të cilën sipas kërkesave të Ministrisë së Jashtme, përfaqësuesit e Flotës Detare do të duhet të paraqisnin me shkrim “një informacion mbi rolin dhe qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj marrëveshjes dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”. Bëhet fjalë, pra për një relatim profesional që kërkon të dijë arsyetimin e njerëzve të fushës mbi paktin e rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese, për të ecur mandej me përpunimin e një drafti të ri. Procedimi i ndjekur në këtë rast është zhvilluar mbi një urdhër të kryeministrit Sali Berisha, që mban datën 4 korrik 2011, i cili hap rrugën për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Përfundimin e Marrëveshjes. I titulluar në këtë formë, ai sanksionon njohjen e pjesshme të paktit fillestar në termat e përgjithshëm, por ndër të tjera konfirmon pjesëmarrjen e Çelës në të. Pas këtij takimi, situata solli largimin e tij nga detyra e Komandantit të Flotës dhe për pasojë zëvendësimin në detyrë nga kapiteni i Rangut I, Ferdinand Kreshpani. Këtu ka vend për të nënvizuar deklarimet e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në intervistën e tij për ABC TV. “Çështja e marrëveshjes është çështje e ministrisë së Jashtme. Ne kemi ekspertizën tonë, e kam gjetur marrëveshjen të kryer. Shpresoj se mund të arrihet një marrëveshje më e mirë. Çela nuk ka qenë në këtë marrëveshje. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen. Do mblidhet një komision siç u mblodh komisioni i parë”, është shprehur ai. Teksa mohon mbledhjen e komisionit, ai përjashton edhe angazhimin e Kudret Çelës në të, duke kërkuar të eliminojë premisat e debatuara për shkarkimin final të tij që lidhen me punën për “përfundimin e Marrëveshjes”. Ndërkohë vetë ministri nuk ka munguar që të rikonfirmojë mbetjen në detyrë të Kreshpanit e më tej përfshirjen e tij në takimet për përpunimin e marrëveshjes, ç’ka aktualisht rezulton se është në proces e sipër. Lidhur me të gjitha këto, burime nga Ministria e Jashtme, shprehen për gazetën Shekulli se që prej daljes së urdhrit të Kryeministrit e deri në shkarkim, Kudret Çela ka marrë pjesë tri herë në mbledhjet e grupit të punës. Pra, në rrugë institucionale puna për hartimin e termave të reja për marrëveshjen ka ecur rregullisht, e mbajtur madje larg syve të publikut, pavarësisht se do të ishte në interesin e qeverisë që të punonte më hapur, meqenëse mbi këtë çështje rëndojnë dyshime të gjithanshme. Nisur nga paragrafi i fundit i shkresës përcjellëse mund të lexohet sidoqoftë diçka jo pa rëndësi mbi atë çfarë po ndodh. Duket se pakti i rrëzuar do rimerret në konsideratë për të bërë korrigjime të mundshme në pikat e debatuara gjerësisht e për të cilat është folur madje edhe për lëshim territorial. Një prej tyre është edhe pika fundore në kufirin verior greko-shqiptar, e njohur si pika 150, e cila është përcaktuese edhe për ndërtimin e kufirit trepalësh greko-italo shqiptar. Sa i përket pjesës tjetër të kufirit, vija mund të qëndrojë si në draftin fillestar pasi që prej Kanalit të Korfuzit e deri në dalje të Sarandës bëhet më shumë fjalë për një hapësirë ndërkombëtare të kalimit detar.





Redaksionale

Shkarkime që lidhen me rinegocimin

“Marrëveshja është çështje e ministrisë së Jashtme”. Kështu është shprehur në intervistën e tij, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ndonëse akuza e ngritur deri më tani por edhe rrëzimi në Gjykatën Kushtuese i paktit fillestar merr si lëndë të parë punën e ekspertit të flotës Detare, Kristaq Gerveni. Si i këtillë, minimizimi i përgjegjësive të dikasterit të Mbrojtjes, ngjan më shumë me një manovër çorientuese pse për ta thënë në një mënyrë figurative “shqiptarët i kanë sytë nga harta dhe jo nga diplomacia”. Nuk duken shumë bindëse edhe lojërat retorike me nocionet doktrinore, pse në fakt edhe vendbanimi i ri i propozuar, thjesht e sjell forcën detare në pikat tradicionale.Shekulli
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë Empty Re: Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë

Thu 12 Apr 2012 - 15:49
...me shkembim AKROPOLIN???
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë Empty Re: Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë

Thu 12 Apr 2012 - 15:50
C'fare do fitojme nga akropoli ne mer?? Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë 2585209286
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë Empty Re: Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë

Thu 12 Apr 2012 - 15:55
...shkrumb e hi.
Sponsored content

Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë Empty Re: Qeveria këmbëngul t’i falë detin Greqisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi