Qeveria: Nëse nuk i japim detin Greqisë, na bllokon si Maqedoninë
Sat 29 Sep 2012 - 15:08
Qeveria shqiptare druhet se Greqia do e bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE në rast se nuk i japim detin. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në një raport që u ka shpërndarë deputetëve të Komisionit të Jashtëm.
Sipas Shqip, në raport thuhet se Greqia nuk pranon rinegocim dhe është gati që të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse nuk pranohet marrëveshja e nënshkruar mes Lulzim Bashës dhe Dora Bakojanis.
Një skenar që del në skenë, sipas Ministrisë së Jashtme, është që Greqia të vijojë të respektojë në heshtje këtë marrëveshje, e cila është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria shqiptare do të heshtë dhe Greqia do vijojë të marrë detin tonë në qetësi.
Skenari i tretë është që marrëdhëniet me Greqinë të acarohen, dhe ky është skenari më ekstrem.
Në të gjitha rastet Greqia duket më superiore. Duke mos pranuar rinegocimin, Greqia e ka futur vendin tonë në një spirale. Prandaj nuk ishte çudi që Panariti deklaroi dje se marrëveshjen me Athinën mund ta bëjë edhe qeveria e re në vitin 2013. Është një patate e nxehtë në dorën e gjithkujt.
(Tema)
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Qeveria: Nëse nuk i japim detin Greqisë, na bllokon si Maqedoninë
Sat 29 Sep 2012 - 15:12
"Skenari i tretë është që marrëdhëniet me Greqinë të acarohen, dhe ky është skenari më ekstrem."
Nuk shitet Shqiperia.
Nese duan lufte, le te filloje lufta.
Nuk shitet Shqiperia.
Nese duan lufte, le te filloje lufta.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Qeveria: Nëse nuk i japim detin Greqisë, na bllokon si Maqedoninë
Sat 29 Sep 2012 - 15:30
Nese i jepni detin greqise kam per t'ju zhduk nga faqja e dheut, ju betohem per Shqiperine.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi