Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Tue 22 May 2012 - 19:01
Sinqeriteti me vetveten është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate.

Sa sinqeritet mjafton? Ose sa gënjeshtër nuk është mëkat? Të gjithë jemi të sinqertë aq sa kemi gënjyer ndonjëherë ose kemi fshehur në ndajnë rast disa pjesë të një ngjarjeje nga frika e pasojave. Rasti më i njohur është kur një bujk para gjyqit thotë me një shikim të butë e engjëllor që pa një litar që ishte i lidhur në një lis, zgjidhi litarin nga lisi dhe e mori me vete, pa e thënë që lidhur në litar ishte një lopë...

Sinqeriteti i plot dhe i përhershëm nuk është i mundur por edhe i dëmshëm. Pse? Në punë, në shoqëri, në lidhje dashurie përjetojmë që sinqeriteti në shumicën e rasteve nuk është i dëshiruar por edhe na sjell konflikte, na humb shoqëri, na humb vende pune. Po t'i them shefit tim se çka mendoj për kompetencat e tij dhe vlerat udhëheqëse që i ka si shef, unë brenda një ore do humb vendin e punës. Po t’i them shoqes sime se nuk duket bukur, ajo nuk më lajmërohet më kurrë. Po t’u them shumë njerëzve që më rrethojnë që bisedat e tyre janë të kota dhe më kanë lodhur, i kam problemet e mia, do ngelem shpejt e vetmuar... Ky është çmimi i sinqeritetit të plot. Pra, pse mos të gënjejmë?! Sepse nuk është e sinqertë. Nuk është realiteti. Vetëm mbi sinqeritet dhe realitet ndërtohet besimi, dhe pa besim nuk mund të ketë lidhje të sinqerta dhe afatgjate. Cili është pra çmimi i gënjeshtrës?

Me gënjeshtra dhe manipulime mund të bësh pallate, mund të bësh karrierë, mund të kesh një lidhje dashurie që gjithmonë e ke dëshiruar POR, të gjitha janë kohëshkurtër dhe kaluese. E vërteta do të ballafaqon dhe do të tejkalon një ditë, s'ka rëndësi se sa shpejt ti vrapon duke i ikur asaj. Dhe pallati i ndërtuar nga ajri i gënjeshtrës zhduket, karriera përfundon në dështim, dhe lidhja e dashurisë përfundon në zhgënjim dhe në qartësi që nuk ishte kurrë dashuri.




Si mund të gjendet një mënyrë pa paguar ato çmime të shtrenjta, si për sinqeritet ashtu edhe për gënjeshtër? Zgjidhja më e mirë është që të jesh i sinqertë kur është e domosdoshme për arsyet që i ceka më lartë, por mos ta thuash gjithmonë atë që e mendon dhe e ndjen sepse ashtu humb shumë, lëndon kot dhe nuk arrin asgjë! Ka një arsye pse mendimet që na sillen nëpër kokë dhe atë që ndjejmë janë të përcaktuara për vetën tonë e jo për të gjithë, përndryshe mendimet dhe ndjenjat do të kishin zë... Nëse pyetesh për diçka që është shumë delikate dhe përgjigja do të kishte pasoja të mëdha për ty, ke të drejtë të thuash që kësaj pyetjeje nuk dua t’i përgjigjem, është shumë e sinqertë dhe e drejta jote personale, ose mund të ndërrosh temë me shumë mençuri pa iu përgjigjur pyetjes. Nëse do të kritikosh sinqerisht, mos harro gjithmonë të cekësh që është vetëm mendimi yt personal. Si mund pra të fillojmë dhe të punojmë drejt "sinqeritetit ideal"?







SINQERITETI ME VETVETEN është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate. Tjetra është se, nëse je i sinqertë sikur me vetën, do të jesh edhe me të tjerët, pra në mënyrë shumë njerëzore dhe të dashur. Sinqeriteti duhet të filloj tek vetja, pastaj në lidhje me të tjerët, dhe më në fund në të dy botërat më të mëdha të gënjeshtrës: në politikë dhe ekonomi.

Pra, mjafton të jesh aq i sinqertë sa bën ndryshime në shoqëri pa bërë luftë dhe bën të gënjesh sa të shpëtosh vetën pa i bërë dëm askujt.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? Empty Re: Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar?

Tue 22 May 2012 - 19:53
Duhet lexuar edhe nja dy here qe ta kuptoj Sinqeriteti, gënjeshtër apo realitet i zbukuruar? 721253 ...Sinqeriteti per mendimin tim eshte nje vlere e cila lehtesisht mund te manipulohet ose mund te manipulojm me te...Shpesh here nuk kuptohet nga shoqeria ose merret si dobesi ose si nje shtirje ose edhe si naivitet fantil....Njerzit kerkojn sinqeritet por kur ai shfaqet (si ne shembujt me siper) nuk pranohet po aq lehte sa eshte kerkuar.Ne fakt ne teresi genjeshtrat ndahen ne disa kategori(edhe pse genjeshtra,genjeshter mbet),ka genjeshtra te demshem apo genjeshtra qe nuk shkakton ndonje dem te madh...
Varet ne cfare kendveshtrimi shihet,pasi dikush e merr per dobesi,dikush e merr per budallallek e varet me cfare njerezish ke te besh..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi