Zbulohet një dorëshkrim i zbukuruar i Mozartit
Mon 3 Oct 2011 - 17:52
Një dorëshkrim i Mozart-it ‘Piano Concerto No 23’ me një shpërthim të notave shtesë të panjohura i ka sugjeruar një hulumtuesi se pjesa është shkruar për dhe është përformuar nga njëra prej nxënëseve më të dashura të kompozitorit.
Hulumtimi i bërë nga pianisti dhe historiani i muzikës Robert Levin, i cili javën e ardhshme do të performojë versionin e zbukuruar me Orchestra of the Age of Enlightenment në Queen Elizabeth Hall në Londër, ka sugjeruar se dorëshkrimi është më shumë një përshtypje e besueshme e asaj se si Mozart do të përformonte një pjesë të tillë.
Seksioni shtesë ishte shkruar nga nxënësja e dashur e Mozart-it, Barbara Ployer, e cila do ta përformonte si dhe në dorëshkrim përfshihen nota të tjera të shkruara nga ajo. Vetë Mozart do ta improvizonte garniturën në performancë. Ex.Online
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi