Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zbulohet reja e re Empty Zbulohet reja e re

Wed 26 Sep 2012 - 11:01



Me format e zgjatura e kreshtat e zbutura, ajo është e mrekullueshmja 'undulatus asperatus', një lloj i ri reje i zbuluar së fundmi nga vëzhguesit amatorë të qiellit.

Shoqata britanike e vlerësimit të reve po lobon fort që formacioni të njihet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë në Gjeneve e të përfshihet në atlasin ndërkombëtar të reve.

I fundit i këtij lloji është prodhuar në 1975-n. Nëse përpjekjet e britanikëve do të rezultojnë të suksesshme, kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 1951 që një lloj i ri resh merr njohje zyrtare.

Ekspertët ende janë duke e studiuar ‘undulatus asperatus’, krijimi i të cilës i detyrohet erërave të fuqishme që i japin avujve formë valëzimesh.

Për herë të parë, “dallga e trazuar”, siç e quajnë ndryshe, është fotografuar në Ajoua të Shteteve të Bashkuara në 2006-n.

Që prej atëhere, formacioni kompleks është pikasur edhe në Francë, Norvegji, në Devon të Anglisë dhe në Skoci. Njerëzit janë gjithmomë e më të interesuar për retë.

Numri i të regjistruarve në shoqatën britanike të vlerësimit të tyre është rritur ndjeshëm, duke mbërritur në disa qindra që ishte disa vite më parë, në 31 mijë që shënohen aktualisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi