Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

HIV, shtohen 75 raste të reja  Empty HIV, shtohen 75 raste të reja

Sat 1 Dec 2012 - 16:14
HIV, shtohen 75 raste të reja  AIDS--01_tn_1


Ndonëse Shqipëria mbetet një vend me prevalence të ulët përsa i përket HIV/AIDS, përhapja me shpejtësi e virusit e rendit atë në vend të dytë pas Greqisë, pasi vetëm këtë vit numërohen 75 raste të reja dhe nga viti në vit shifrat po rriten.

Por mjeket thone se numri mund te jete me i madh pasi ka raste qe nuk jane identifikuar. Ata pohojne se rrisku eshte prezent pasi jane shtuar edhe semundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat ishin zhdukur prej vitesh siç eshte sifilizi dhe klamidia.

"Trendi është gjithmonë në rritje, pavarësisht që themi që jemi një vend me prevalencë të ulët, rritja është e përvitshme. Shqipëria paraqet numrin më të madh të rasteve, qoftë në total të raportuara, apo edhe rasteve të reja të diagnostikuara. Shumica e rasteve janë diagnostikuar në stade të avancuara, gjë që tregon që ka një nivel të ulët të testimit, qoftë në drejtim të atij testimi vullnetar, qoftë edhe testimit agresiv nëpërmjet institucioneve shëndetësore të cilat mund ta kryejnë këtë lloj shërbimi", thotë mjeku infeksionit Arjan Harxhi.

Ne Diten Nderkombetare te Luftes ndaj HIV/AIDS mjekët kërkojnë që të sigurohen pa mungesa medikamentet më të cilat trajtohen personat e prekur me HIV/AIDS, si dhe të bëhet testimi në kohë i qytetarëve pasi rastet e prekur konstatohen ne stade te avancuara, ku nje rendesi e veçate duhet t'i kushtohet nenave shtatzena per te parandaluar transmetimin e virusit tek femija.

Ne Shqiperi numri i te prekurve nga HIV-AIDS perllogaritet 550 persona dhe vetem gjate ketij viti kane humbur jeten 8 persona te prekur. Nderkohe qe ne vendet e zhvilluara nje i prekur me HIV/AIDS i cili trajtohet rregullisht sipas protokolleve te përcaktuara jeton po aq sa nje njeri qe gezon shendet te plote.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi