Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj Empty SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj

Fri 25 Nov 2011 - 0:06
SIDA, zbulohen 54 raste të reja për 10 muaj SIDA-300x272Për 10 muaj në të gjithë vendin janë zbuluar 54 raste të reja me SIDA. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë alarmin se virusi tashmë qarkullon brenda territorit. Të diagnostikuarit nuk janë më emigrantë ose që kanë jetuar jashtë vendit. Gjeografikisht sëmundja ekziston në të gjithë territorin e vendit”, sqarojnë specialistët e ISHP. Edhe grupmoshat janë të ndryshme, por mbizotëron ajo nga 30-39 vjeç. Specialistët pohojnë se mes rrugëve të transmetimit thuajse të gjithë personat e kanë marrë sëmundjen me rrugë seksuale. “Për fat të mirë, nuk kemi asnjë të sëmurë që është infektuar nga gjaku. SIDA haset te grupet e riskut që janë homoseksualët ose përdoruesit intravenozë të drogës, mbi 70% e personave të infektuar i përkasin popullatës heteroseksuale”, sqarojnë specialistët e ISHP. Nga ana tjetër, ata bëjnë apel për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të mbrojtura, pasi kjo është mënyra e vetme për të shmangur kalimin e virusit te një person i shëndoshë. Sa i përket raportit femra-meshkuj mbizotërojnë këta të fundit. Kjo jo vetëm për rastet e reja, prej të cilave 28 i përkasin kësaj gjinie, por edhe në grafikun e numrit total të të prekurve. Virusi HIV shfaqet ndryshe nga një person te tjetri. Ai përmban brenda 24 sëmundje, të cilat prekin zonën më delikate të trupit. Shenjat e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse mund të jenë edhe të dallueshme. Në mbi 40 për qind të rasteve, ajo mund të shfaqet me kollë, infeksion të gojës, ku mund të dalin puçrra të mëdha e të kuqe në brendësi të saj.top chanel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi