Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat Empty Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat

Tue 26 Jun 2012 - 13:21
Nënat nga Vlora e mësuan sëmundjen pas lindjes së fëmijëve, nuk kryen analizat gjatë shtatzënisë. ISHP: 28 raste të reja me SIDA.
Nuk e dinin për sëmundjen. E mësuan pas lindjes së foshnjaveInstituti i Shëndetit Publik: Nuk kryhen analizat gjatë shtatzënisë. Alarm për çiftet e reja.Kanë mësuar se janë infektuar nga virusi HIV vetëm pasi kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre. Nga 28 rastet reja me SIDA, të zbuluara 6 muajt e fundit, të paktën dy foshnjat mund të ishin shmangur.Drama familjare ka rastisur që në të dyja rastet t’i përkasë qytetit të Vlorës. Lajmin e konfirmuan për gazetën burime të sigurta nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Janë çifte të reja të grupmoshave nga 25-30 vjeç. Nënat nuk kishin kryer asnjë nga analizat, të cilat lehtësisht mund të evitonin sjelljen në jetë e fëmijëve të infektuar. Nuk dihet nëse kanë qenë ato që ua kanë transmetuar partnerëve, apo anasjelltas”, thanë burime nga ISHP. Sipas tyre, për shkak të mungesës së sensibilizimit për marrëdhënie seksuale të mbrojtura, çiftet e reja rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe pasardhësit.
Për këtë problem një pjesë e fajit i referohet edhe sistemit shëndetësor, i cili ka jashtë protokollit të analizave të shtatzënisë ato të domosdoshme për virusin HIV. Ata madje theksojnë se ndërhyrjet në ligj do të ishin një hap shumë i mirë për të shmangur këtë fenomen.
“Aktualisht, vetëm 5% e grave shtatzëna kryejnë analizat për virusin HIV gjatë shtatzënisë. Mungesa e tyre ka bërë që të lindin jo pak fëmijë të infektuar gjatë këtyre viteve. Ndonëse kryerja e analizave nuk është e detyrueshme, vetë nënat e reja duhet të ndërgjegjësohen për t’i kryer ato”, shprehen specialistët e ISHP-së.
Edhe pse sot në të gjitha rrethet e vendit ekzistojnë qendra ku ekzaminimet kryhen falas, numri i personave që shkojnë vullnetarisht është tepër i ulët. Rreth 3% e popullsisë mund t’i ketë kryer, ndërkohë që numri i të infektuarve është disa herë më i lartë se shifrat zyrtare. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se koha kur virusi sillej nga emigrantët ka kaluar. “Tani sëmundja qarkullon brenda vendit, ndaj sidomos të rinjtë duhet të bëjnë kujdes dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrojtura. Vetëm kështu mund të shmangin infektimin jo vetëm nga SIDA, por edhe nga dhjetëra sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme”, thonë specialistët e ISHP.
Rreth 71% e rasteve të reja me SIDA mësojnë rastësisht për sëmundjen. Ata drejtohen në spital për shqetësime të tjera me shëndetin dhe pas analizave rezulton se janë të infektuar me virusin e rrezikshëm. Vetëm 7% e rasteve paraqiten vullnetarisht pranë ISHP-së apo spitalit infektiv.(panorama)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat Empty Re: Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat

Tue 26 Jun 2012 - 13:30
Cdo te thote,nuk vuanin me pare nga kjo gje,skishin asnje shqetesim por kjo ju shfaq pas lindjes se femijeve...!!! Pak si pa kuptim kjo gje
Engjelli_blu
Engjelli_blu
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 463
<b>Hobi</b> Hobi : te acaroj te tjeret
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne boten e dashuri edhe urrejtjes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/02/2012

Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat Empty Re: Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat

Tue 26 Jun 2012 - 16:01
hiv mund te rrij i fshehur x vite keshtu qe smund te jet cudi... ja nje ndryshim sh i rendesishem mes shqipris edhe vendeve te tjera... ANALIZAT PARA E GJAT SHTATZANIS... ne itali te cmendit cdo muaj me vizita edhe analiza... ndersa ne shkojme me sy mbyllyr pa ditur cfare na pret...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat Empty Re: Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat

Tue 26 Jun 2012 - 16:28
Po kur e kane ngjitur si e kane ngjitur,nga personi me te cilin kane shkuar se kane kuptuar qe vuan nga dicka...E sa per ate qe ne Shqiperi shkojne qorrazi,nuk bejne as analizat me elementare si testi i kancerit te mitres e gjoksit tek femrat qe ketej nga jetoj une te pakten nje here ne vit cdo femer qe ka pasur ose ka marredhenie sexuale duhet tu nenshtrohet ketyre analizave me patjeter...e te gjitha kane marr informacionin e duhur per kete si femrat e populli...
Sponsored content

Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat Empty Re: Gjatë shtatzenisë, zbulohen dy foshnja me SIDA, i infektuan nënat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi