Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rritet numri i të droguarve, 500 raste në muaj Empty Rritet numri i të droguarve, 500 raste në muaj

Sun 31 Mar 2013 - 14:28
  • Problematikë shqetësuese, të droguarit në rrethe. Qyteti i Vlorës kryeson listën. Në Qendrën e Shëndetit Mendor të kryeqytetit trajtohen aktualisht 200 persona

Rritet numri i të droguarve, 500 raste në muaj PERDORUES%20DROGE
BESARTA BASHA

-Genci Muçollari, Drejtor i Shoqatës “Aksion Plus” tregon për “Shekullin” problematikën e të gjitha rasteve që drejtohen për kurim në Qendrën e Shëndetit Mendor në kryeqytet. Por, edhe rrethet nuk mbeten më pak problematike. Qyteti i Vlorës kryeson listën me një rritje të theksueshme të numrit të të droguarve për vitin 2013. Por edhe Korça dhe Durrësi nuk mbeten mbrapa. Aktualisht në Shqipëri trajtohen rreth 500 persona në muaj, 200 prej tyre ndodhen në terapi. Pacientët janë nga të gjitha kategoritë dhe shtresat sociale. Një përqindje të konsiderueshme zë komuniteti rom me rreth 16- 17 për qind të totalit të të droguarve. Nuk mungojnë as fëmijët e njerëzve të njohur që kërkojnë të trajtohen në këtë qendër. Trajtimi bëhet çdo ditë me metadon, kjo e administruar nga mjeku dhe psikologu i kësaj qendre.

Çfarë kriteresh përdorni për pranimin e personave që vijnë këtu për trajtim?

Kriteret tona janë të njëjta me ato që kanë qenë kohë më parë. Kryesori është që një person të ketë shumë kohë si përdorues droge. Kjo nënkupton një periudhë 8-10 vjeçare. Por tani këto kritere nuk janë më kaq strikte, kanë ndryshuar. Ne tani vizitojmë rast pas rasti në prani të mjekut, psikologut dhe punonjësve socialë. Përveç punës që bëjmë në qendër ne vlerësojmë situatën dhe në terren. Ne kontaktojmë në këto raste në vijimësi.

I ndiqni rastet edhe pasi të dalin nga këtu?

Po, me aq sa mundemi. Qoftë në kontakt telefonik me prindërit, si kanë ecur, kanë filluar punë apo jo. Kemi pasur raste që pasi kanë bërë terapi një këtë qendër kanë filluar punë, janë fejuar apo martuar, kanë rinisur shkollën pas shumë vitesh etj. Nuk mungojnë rastet e suksesshme. Kështu terapia funksionon në disa aspekte. Duke trajtuar rast pas rasti, ulet mundësia për të bërë devijanca shoqërore, për të vjedhur apo për t’u futur në burg.

Me se e matni suksesin e terapisë?

Suksesi i terapisë nuk e matim me faktin nëse e ka lënë apo nuk e ka lënë drogën. Edhe kjo është një njësi matjeje, por nuk është vendimtare. Nëse arrijmë që një person të mos e injektojë drogën me shiringa është një shkallë matjeje, pasi me anë të saj mund të infektojë shumë njerëz. E gjitha kjo është një barrë financiare për shoqërinë. Një person që nuk ka para të blejë drogën do të arrijë deri aty sa të vjedhë komunitetin, të vjedhë shtëpinë, të ushtrojë dhunë komunitare, shtëpiake apo diçka më të keqe. Dhe ky është një tjetër sukses tjetër i terapisë.

Si e gjejnë të droguarit këtë qendër?

Shumica e rasteve që paraqiten në këtë qendër vijnë me rekomandim. Po ashtu ka edhe raste tipike kur prindër të dëshpëruar sjellin fëmijët e tyre për t’i trajtuar. Një nga problematikat kryesore është rikthimi tek droga. Pjesa më e madhe e personave që dalin që këtu rikthehen pas njëfarë kohe. Prandaj duhet një punë shumë e madhe për sa i përket parandalimit të kësaj situate. Me projektet që kemi mundohemi të punojmë shumë për këtë pjesë që të integrohen sa më shumë me jetën, në shoqëri dhe të mos kthehen më në këtë qendër. Projektet tona mbështeten nga UNFPA.

Në çfarë gjendjeje vjen këtu një i droguar? Si paraqiten fizikisht?

Janë të dobët me ngjyrë të verdhë. Për tre ditë një person ndryshon komplet pamje fizike dhe përmirësohet me anë të terapisë. Kemi patur raste për tre javën rresht që metadoni nuk erdhi në kohë dhe njëri prej tyre tentoi të vriste veten duke prerë damarët. Duke përdorur injektimin në vena për një kohë të gjatë, ato digjen me kalimin e kohës dhe vena merr fund. Në këtë rast personat e droguar fillojnë të injektojnë drogën në qafë apo në zona të tjera shumë të rrezikshme. Kemi dytre raste të personave që duke tentuar të injektonin drogë në zona të rrezikshme kanë kaluar në paralizë.

Si e siguroni metadonin?

Projekti i Global Fundit mbaron në mars të vitit 2014. Tani po mendoj që duhet të fillojmë punën që tani për vitin tjetër. Shteti duhet të angazhohet shumë të blejë ilaçin. Ideja është që një i droguar nuk mund të mbijetojë pa metadon. Trupi dhe metabolizmi i tij ndihet shuam keq nëse nuk merr në kohë metadonin. Është një medikament që zëvendëson drogën, por pa të dhënë efektet e kënaqësisë që të jep droga. Krahas metadonit, terapia ndiqet edhe me këshillimin apo trajnimin që i bëjmë ne pacientëve. Ka një ndihmësmjek në burg sepse një ish klienti jonë mund ta marri metadonin edhe në burg më një dozë dhe kohëzgjatje të caktuar.

Sa për qind e të droguarve janë të rinj?

Klientët tanë dhe përdoruesit e drogës janë kryesisht të rinj. Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet fqinje, në Shqipëri pjesa më e madhe janë të rinj. Kjo ka lidhje me veçorinë e historikut të hershëm në Shqipëri. Pjesa më dominante janë mosha 22-30 vjeç. Problematike janë dhe moshat më të reja se kjo, por që përbëjnë një pjesë më të vogël.

Cili qytet paraqitet më problematik në këtë aspekt?

Të dhënat e fundit nga Vlora thonë që janë shtuar së fundmi përdoruesit e drogës. Nga 80 kanë shkuar në 107 përdorues droge. Edhe Korça është po ashtu goxha problematike. Durrësi ka qenë dhe do të jetë problematik gjatë gjithë kohës. Ka pasur pacientë nga Durrësi që vinin çdo ditë në Tiranë për të marrë metadonin, ndaj u detyruam të hapnim një qendër në Durrës. Shkodra dhe Elbasani nuk mbeten prapa.

Ka edhe persona VIP që vijnë këtu apo fëmijë të tyre?

Të gjithë janë të prekur nga droga. Këtu vijnë nga të gjitha shtresat. Siç ka romë, ka edhe njerëz të njohur që frekuentojnë këtë qendër. Në fillim ka qenë pak e vështirë, tani vijnë normalisht. Edhe prindërit tani ndodhen në një situatë tepër të vështirë dhe kanë nevojë që të zgjidhin problemin.

Problematika

7 për qind e të rinjve përdorin drogë

Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik publikon shifra alarmante të përdorimit të drogave, sidomos nga të rinjtë e kryeqytetit. Sipas ISHP-së, niveli i përdorimit të lëndëve narkotike është rritur nga viti në vit. Në të njëjtin konkluzion kanë arritur edhe qendrat që trajtojnë përdoruesit e drogave, të cilat theksojnë se shumica prej tyre janë adoleshentë. Instituti i Shëndetit Publik informon se rreth 7% e të rinjve përdorin droga nga më të lehtat, deri tek ato të rëndat apo me injeksione. Sipas këtyre të dhënave, kjo përqindje është në rritje dhe prek kryesisht nxënësit e shkollave të mesme, që janë më të ekspozuar ndaj lëndëve narkotike. Droga të formave të ndryshme qarkullojnë edhe pranë mjediseve shkollore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi