Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Tirana me 7000 raste të reja me kancer Empty Tirana me 7000 raste të reja me kancer

Mon 4 Feb 2013 - 17:22
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, u shpreh për mediat, se 70% e tumoreve mund të parandalohen në rast se pacienti drejtohet në kohë.
Ndotja, duhapirja, infeksionet e qafës së mitrës, mënyra e të ushqyerit dhe faktori gjenetik janë shkaqe të njohura të sëmundjeve kancerogjene. Por përveç këtyre ka dhe faktorë të tjerë ende të panjohur për rreth 100 lloje të ndryshme tumoresh, që qarkullojnë. Shqipëria këtë vit ndeshet me statistika të larta për të prekurit me kancer.

Sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Kancerit, në Shqipëri numërohen vetëm në 1 vit janë 7000 raste te reja me kancer, ku më i përhapur është kanceri i gjirit tek femrat dhe i mushkërive tek meshkujt, por në masë tashmë edhe tek femrat. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, u shpreh për mediat, se 70% e tumoreve mund të parandalohen në rast se pacienti drejtohet në kohë.

Tirana dominon nga të gjitha qytetet e tjera për numrin më të lartë të të prekurve. Autoriteti shëndetësor rajonal raporton se vetëm në kryeqytet ka 2500 raste të reja me tumor. Ndërkohë që kujdesi paliativ, pra trajtimi në banesë i të prekuve bëhet për 1200 pacientë.

http://www.yllpress.com/65582/tirana-me-7000-raste-te-reja-me-kancer.html
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi