Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Siria dhe Kosova - dy raste që nuk krahasohen Empty Siria dhe Kosova - dy raste që nuk krahasohen

Sat 23 Nov 2013 - 17:55
Nuk mund të bëhet një krahasim ndërmjet rastit të intervenimit ndërkombëtar në Kosovë, në vitin 1999, dhe rastit aktual të Sirisë, është thënë të premten në një seminar ndërkombëtar të organizuar në Prishtinë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Seminari tashmë i përvitshëm, i titulluar Germia Hill Talks, kishte për qëllim të trajtonte temën “Ndërhyrja humanitare dhe shtet-ndërtimi, Kosova dhe më gjerë”.

Moderatori i këtij debati, analisti i njohur britanik, Tim Judah, tha se intervenimi në Kosovë kishte karakter humanitar dhe pasoi shumë lufta që kishin përfshirë ish-republikat jugosllave, andaj komuniteti ndërkombëtar kishte një pasqyrë se çka mund të ndodhte në Kosovë më 1999 nëse nuk do të intervenohej.

Në seminar ka marrë pjesë edhe ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin.

Ai ka përsëritur qëndrimin amerikan se Kosova përbën një storie suksesi, e cila nga konflikti tani po ndërtohet në një shtet normal dhe modern, raporton Radio Evropa e Lirë.

Duke u kthyer në vitin 1999, Rubin tha se Shtetet e Bashkuara ishin të vendosura të ndalnin dhunën e Miloshevicit dhe për këtë kërkonin një aleancë të gjerë për intervenim.

“Ne donim të kishim legjitimitetin më të madh të mundshëm, pa i dhënë të drejtën e vetos Rusisë. Dëshironim ta ndalnim këtë katastrofë më herët dhe jo pasi që ajo të përfundonte. Ne e dëshironim edhe përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe të Evropës dhe ne donim që të udhëhiqnin ndërhyrjen e NATO-s me aleatët”, tha Rubin, për të shtuar se ndërhyrja humanitare në Kosovë paraqet momentin e tij më krenar në qeverinë e SHBA-së. Ai ka theksuar se Kosova është mbase rasti i vetëm ku komuniteti ndërkombëtar ka arritur ta parandalojë gjenocidin.

Sa i përket rastit të sotëm të Sirisë, ai tha se ky është një problem shumë më i komplikuar sesa ai i Kosovës. Rubin tha se në Kosovë kishte një vizion se si të fillonin sulmet ajrore dhe të intervenohej më pas edhe me këmbësori, kurse në Siri terreni duket të jetë i pamundur për të dërguar ushtrinë.

Atje ka miliona refugjatë, ndërkaq vazhdimisht po shkojnë xhihadistë nga e mbarë bota të luftojnë, rikujtoi Rubin, duke thënë se për Sirinë askush nuk mund të flasë në këtë moment se kur mund të ndalet kjo luftë.

Problem tjetër, që nënvizoi ai, është edhe arritja e konsensusit politik ndërkombëtar për ndonjë aksion, pasi që sot faktorët politikë globalë nuk janë njësoj si në vitin 1999, kështu që masa e vetme unike ishte ajo e shkatërrimit të armëve kimike të Asadit.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk mund të bëhet një krahasim mes Kosovës dhe Sirisë. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë zgjidhje për të shkatërruar armët kimike të Assadit dhe se intervenimi nuk do të duhej të vihej në pikëpyetje. Ndërsa, në lidhje me Kosovën, Thaçi tha se intervenimi i NATO-s dhe aleatëve në vitin 1999 kishte karakter humanitar dhe paraqet një nga pikat kulmore në historinë moderne, jo vetëm të Kosovës por edhe shumë më gjerë.

“Mendoj se kanë qenë tre faktorë të rëndësishëm që krijuan kushtet për intervenimin humanitar në Kosovë. Faktori i luftërave dhe konflikteve të mëhershme, që në një mënyrë krijuan ndjenjën e fajësisë tek politikë-bërësit në botë".

“Pas luftës në Kroaci, Bosnje dhe gjenocidit në Srebrenicë, lufta e Kosovës kishte mundësi që të bëhej më e përgjakshmja dhe më brutalja. Millosheviqi nuk kishte të ndalur e Kosova ishte pika e fundit që e mbushi kupën”, tha Thaçi.

Faktori i dytë që solli deri te vendimi për intervenim në Kosovë, sipas Thaçit, ishte faktori njeri. Personalitetet politike si presidenti Bill Clinton me bashkëshorten Hilary, sekretarja e shtetit Madelaine Albright, kryeministri Tony Blair, sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Javier Solana e deri te diplomatët si James Rubin e të tjerë kishin ndikuar në këtë intervenim që kishte për synim ndaljen e një gjakderdhje të madhe që kanoste Kosovën.

Kurse faktori i tretë, sipas Thaçit, ishte faktori lokal dhe lufta e zhvilluar për çlirimin e saj.

Në këtë takim folën edhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, eksperti i Lindjes së Mesme, Nadim Shehad etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi