Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

SIRIA, A PO NDODHË KOSOVA 1999? Empty SIRIA, A PO NDODHË KOSOVA 1999?

Sat 24 Aug 2013 - 19:17
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ftuar politikën ndërkombëtare, që të ndërhyjë sa më shpejtë në Siri, ashtu siç ka vepruar në Kosovë, në vitin 1999, për të ndalur një Millosheviç të ri, siç është tani Bashar Al-Asadi. Ai përmes një shkrimi të botuar në revistën prestigjioze “Foreing Policy”, ka thënë se ngjarjet në Siri, ringjallin kujtimet e Kosovës së para 14 viteve.

“Lajmet që të thyejnë zemrën dhe imazhet që vijnë nga Siria - civilë të vrarë, të tjerë duke ikur nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën, duke mos rënë në duart e regjimit të Bashar al-Asad-it – ringjallin kujtime për të gjithë ata që kanë jetuar në kohën e Sllobodan Millosheviçit kur ndërmori fushatën e spastrimit etnik në Kosovë në vitet 1990”.

Tutje ministri Hoxhaj ka thënë se nuk ka më çfarë të pritet më nga Asad. Sipas tij, nuk mund të pritet një tranzicion politik nga një njeri i cili përdorë armë kimike ndaj civilëve.

“Kombet e Bashkuara duhet urgjentisht të hetojnë sulmin e fundit në Damask, ku armët kimike u përdorën nga regjimi për të vrarë më shumë se 1.800 njerëz. Nëse konfirmohet, sulmi, do të jetë përdorimi i armëve kimike, më i madhi në botë në dekadën e fundit. Gjithashtu do të nënvizohet fakti se një tranzicion politik nuk mund të pritet me një regjim që nuk kurseu mjetet më barbare për të vrarë qytetarët e tij të pafajshëm”.

Hoxhaj ndër të tjera, në shkrimin e tij të gjatë për FP-në, thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet vepruar për t’i dhënë fund sa më shpejtë, kësaj lufte, ashtu siç ka bërë më 1999 në Kosovë.

“Si një burrë shteti në emër të Kosovës, por edhe si një qytetar i cili ka parë vdekjen dhe shkatërrimin nga duart e një të çmenduri, unë mund të them se është koha për komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë - ashtu siç bëri në vitin 1999 në Perëndimor Ballkani - për t'i dhënë fund kësaj lufte civile në Siri”. (reporteri.net)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi