Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Berani: Ivanovici, pjesëmarrës i masakrës së prillit 1999 dhe shkurtit 2000 Empty Berani: Ivanovici, pjesëmarrës i masakrës së prillit 1999 dhe shkurtit 2000

Mon 27 Jan 2014 - 22:12
E plotësuar) Oliver Ivanovic, i njohur si Ola, hetohet për krime lufte gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Krimineli i lartpërmendur është pjesëmarrës i masakrës së 14 prillit 1999, në vendin e quajtur ‘Rruga e Kovaçve’ në Mitrovicë”, thuhet në një kumtesën e veprimtarit të KMDLNJ-së nga Mitrovica, Halit Berani.

“Me këtë rast janë pushkatuar 31 shqiptar pa dallim moshe, të cilët pas pushkatimi ua kanë humbur edhe trupat e pajetë. Pas një punë shumë të madhe të disa veprimtarëve të KMDLNJ-së, Qendra rajonale në Mitrovicë, e posaçërisht pas angazhimit të bashkëpunëtorit të KMDLNJ-së, Eroll Berberi - me punë të përkohshme në Gjermani - kemi arritur që në shtator 1999 të zbulohen trupat e pajetë të rastit në fjalë, të cilët u zbuluan në një varrezë masive në fushat djerrina në mes fshatrave Suhadoll i Poshtëm dhe Vidimiriq”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast janë identifikuar 26 trupa përmes rrobave dhe gjësendeve tjera nga familjarët, ndërsa pesë nuk janë identifikuar e janë bartur në morgun e Rahovecit.

“Kryekrimineli Oliver Ivanovic - Ola është pjesëmarrës i drejtpërdrejt i masakrës së 3 dhe 4 shkurtit 2000, kur në lagjen ‘Ibri’, pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, u pushkatuan brenda nëpër shtëpi dhe banesa të veta 10 shqiptarë, u plagosën rënd e lehtë me armë zjarri 25 shqiptarë, u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 shqiptarë... të gjitha këto tri kategori pa dallim moshe e gjinie, duke filluar nga fëmija 13 vjeçar Nderim Ajeti, deri tek plaka 60 vjeçare Selime (Omer) Berisha. Aksioni ka filluar mbrëmjen e 3 shkurtit 2000, rreth orës 20:30 dhe ka vazhduar deri më 4 shkurt 2000 në orë 4:00 të mëngjesit. Krimineli në fjalë ka udhëhequr të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ të cilët kanë arritur të dëbojnë me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre 1564 familje me 11364 anëtarë, banorë këta shqiptarë të pjesës së okupuar të Mitrovicës. Për të gjitha këto, por edhe të tjera, KMDLNJ, Qendra rajonale në Mitrovicë, ka deklarata të deponuara në arkivin e vet”.

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga organet e drejtësisë që me këtë rast të merren seriozisht faktet e ofruara nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë të masakrave të përmendura më lart, deklaratat e të cilëve janë të deponuara në KMDLNJ dhe në hetuesi, në mënyrë që drejtësia të shkoi në vend.

Ja për çfarë akuzohet Oliver Ivanovic
Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për politikanin serb nga Veriu i Kosovës, Oliver Ivanovic, të cilin ndërkohë e ka arrestuar në Mitrovicë.

Ivanovic akuzohet për krime lufte në Kosovë, me shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture.

Lexoni, më poshtë, detajet se për çfarë akuzohet Ivanovic, të cilat lajmi.net i ka siguruar:

Bazuar në nenin 164 dhe lidhur me nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës, Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka urdhëruar paraburgim për Oliver Ivanovicin nën dyshimin se ka kryer vepra penale.

1. Krim lufte me shkelje të rëndë nenin 3 të Konventës së Katër të Gjenevës, nenin 16 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës si dhe nenin 142 Kodit Penal të Ish-Jugosllavisë, të cilat janë aplikuar gjatë kohës së veprave në vitin ‘99, në bazë të të cilave ky person aktualisht dënohet me dënim për së paku 5 vjet burg ose burgim afatgjatë.

2. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale për vrasje së rënda, ku në bashkëpjesëmarrje ka marrë jetën e personave për arsye nacionale bazuar në nenin 179 dhe lidhur me nenin 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 22 dhe 33, ky person akuzohet dhe dënohet me së paku 10 vjet burg ose me burgim të përjetshëm.

3. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale dhe tentim vrasje në formë të rëndë duke marrë jetën e një personi tjetër për shkak të arsyeve nacionale dhe duke shkaktuar lëndime të rënda, në përputhje me nenin 179 në lidhje me nenin 28, 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 19, 22 dhe 23, kjo vepër dënohet me së paku 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

4. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale dhe tentim vrasje në formë të rëndë duke marrë jetën e një personi tjetër për shkak të arsyeve nacionale dhe duke shkaktuar lëndime të rënda, në përputhje me nenin 179 në lidhje me nenin 28, 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 19, 22 dhe 23 të këtij kodi penal, dhe nenit 38 të Kodit Penal të Kosovës, kjo palë dënohet me të paktën burgim prej 10 vite ose me burgim të përjetshëm.

Në përputhje me nenin 164 dhe në lidhje me nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës, Prokurori Special ka dhënë urdhër për paraburgim të Oliver Ivanovic’it sipas këtyre bazave ligjore në përputhje me nenin 164 të Kodit Penal të Kosovës.

Arrestohet Ivanoviç, akuzë pë rkime lufte

Nisma Qytetare Serbe ka regauar ndaj informacioneve në disa media, se kryetari i saj, Oliver Ivanoviq, është arrestuar.

Në kominikatën e saj thuhet se “Ivanoviq nuk është arrestuar, por si qytetar i përgjegjëshëm, i është përgjigjur thirrjes së EULEX-it për të dhënë deklaratë”.

“Kjo thirrje ka absolutisht qëllim politik, për të krijuar një balancë me arrestimet në komunitetin shqiptar. Padyshim se ka për qëllim edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit në të gjithë komunitetin serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës Qytetare Serbe.

Arrestohet Oliver Ivanoviq për krime lufte

Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it në një aksion që është duke vazhduar ka arrestuar Oliver Ivanoviçin.

Ivanoviq momentalisht është duke u mbajtur në stacionin policor në Veri ku është duke u intervistuar. Burime të brenda misionit të EULEX, marrin vesh se Ivanovic është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Sipas të njëjtit burim, Ivanovic dyshohet për veprat penale, torturë ndaj popullatës civile dhe vrasje të civilëve në baza etnike.

Ai është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000

Ndërkohë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha për transmetuesin publik se EULEX-i ka pasur një aksion në Veri të Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Berani: Ivanovici, pjesëmarrës i masakrës së prillit 1999 dhe shkurtit 2000 Empty Re: Berani: Ivanovici, pjesëmarrës i masakrës së prillit 1999 dhe shkurtit 2000

Mon 27 Jan 2014 - 22:14
Legjenda shkruajti:E plotësuar) Oliver Ivanovic, i njohur si Ola, hetohet për krime lufte gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Krimineli i lartpërmendur është pjesëmarrës i masakrës së 14 prillit 1999, në vendin e quajtur ‘Rruga e Kovaçve’ në Mitrovicë”, thuhet në një kumtesën e veprimtarit të KMDLNJ-së nga Mitrovica, Halit Berani.

“Me këtë rast janë pushkatuar 31 shqiptar pa dallim moshe, të cilët pas pushkatimi ua kanë humbur edhe trupat e pajetë. Pas një punë shumë të madhe të disa veprimtarëve të KMDLNJ-së, Qendra rajonale në Mitrovicë, e posaçërisht pas angazhimit të bashkëpunëtorit të KMDLNJ-së, Eroll Berberi - me punë të përkohshme në Gjermani - kemi arritur që në shtator 1999 të zbulohen trupat e pajetë të rastit në fjalë, të cilët u zbuluan në një varrezë masive në fushat djerrina në mes fshatrave Suhadoll i Poshtëm dhe Vidimiriq”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast janë identifikuar 26 trupa përmes rrobave dhe gjësendeve tjera nga familjarët, ndërsa pesë nuk janë identifikuar e janë bartur në morgun e Rahovecit.

“Kryekrimineli Oliver Ivanovic - Ola është pjesëmarrës i drejtpërdrejt i masakrës së 3 dhe 4 shkurtit 2000, kur në lagjen ‘Ibri’, pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, u pushkatuan brenda nëpër shtëpi dhe banesa të veta 10 shqiptarë, u plagosën rënd e lehtë me armë zjarri 25 shqiptarë, u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 shqiptarë... të gjitha këto tri kategori pa dallim moshe e gjinie, duke filluar nga fëmija 13 vjeçar Nderim Ajeti, deri tek plaka 60 vjeçare Selime (Omer) Berisha. Aksioni ka filluar mbrëmjen e 3 shkurtit 2000, rreth orës 20:30 dhe ka vazhduar deri më 4 shkurt 2000 në orë 4:00 të mëngjesit. Krimineli në fjalë ka udhëhequr të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ të cilët kanë arritur të dëbojnë me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre 1564 familje me 11364 anëtarë, banorë këta shqiptarë të pjesës së okupuar të Mitrovicës. Për të gjitha këto, por edhe të tjera, KMDLNJ, Qendra rajonale në Mitrovicë, ka deklarata të deponuara në arkivin e vet”.

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkon nga organet e drejtësisë që me këtë rast të merren seriozisht faktet e ofruara nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë të masakrave të përmendura më lart, deklaratat e të cilëve janë të deponuara në KMDLNJ dhe në hetuesi, në mënyrë që drejtësia të shkoi në vend.

Ja për çfarë akuzohet Oliver Ivanovic
Prokuroria Speciale ka ngritur një aktakuzë për politikanin serb nga Veriu i Kosovës, Oliver Ivanovic, të cilin ndërkohë e ka arrestuar në Mitrovicë.

Ivanovic akuzohet për krime lufte në Kosovë, me shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture.

Lexoni, më poshtë, detajet se për çfarë akuzohet Ivanovic, të cilat lajmi.net i ka siguruar:

Bazuar në nenin 164 dhe lidhur me nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës, Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka urdhëruar paraburgim për Oliver Ivanovicin nën dyshimin se ka kryer vepra penale.

1. Krim lufte me shkelje të rëndë nenin 3 të Konventës së Katër të Gjenevës, nenin 16 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës si dhe nenin 142 Kodit Penal të Ish-Jugosllavisë, të cilat janë aplikuar gjatë kohës së veprave në vitin ‘99, në bazë të të cilave ky person aktualisht dënohet me dënim për së paku 5 vjet burg ose burgim afatgjatë.

2. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale për vrasje së rënda, ku në bashkëpjesëmarrje ka marrë jetën e personave për arsye nacionale bazuar në nenin 179 dhe lidhur me nenin 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 22 dhe 33, ky person akuzohet dhe dënohet me së paku 10 vjet burg ose me burgim të përjetshëm.

3. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale dhe tentim vrasje në formë të rëndë duke marrë jetën e një personi tjetër për shkak të arsyeve nacionale dhe duke shkaktuar lëndime të rënda, në përputhje me nenin 179 në lidhje me nenin 28, 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 19, 22 dhe 23, kjo vepër dënohet me së paku 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

4. Nxitje në pjesëmarrje për kryerjen veprës penale dhe tentim vrasje në formë të rëndë duke marrë jetën e një personi tjetër për shkak të arsyeve nacionale dhe duke shkaktuar lëndime të rënda, në përputhje me nenin 179 në lidhje me nenin 28, 31 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe në kohën e kryerjes së krimit sipas nenit 30 Kodit Penal të ish-Jugosllavisë në lidhje me nenin 19, 22 dhe 23 të këtij kodi penal, dhe nenit 38 të Kodit Penal të Kosovës, kjo palë dënohet me të paktën burgim prej 10 vite ose me burgim të përjetshëm.

Në përputhje me nenin 164 dhe në lidhje me nenin 12 të Kodit Penal të Kosovës, Prokurori Special ka dhënë urdhër për paraburgim të Oliver Ivanovic’it sipas këtyre bazave ligjore në përputhje me nenin 164 të Kodit Penal të Kosovës.

Arrestohet Ivanoviç, akuzë pë rkime lufte

Nisma Qytetare Serbe ka regauar ndaj informacioneve në disa media, se kryetari i saj, Oliver Ivanoviq, është arrestuar.

Në kominikatën e saj thuhet se “Ivanoviq nuk është arrestuar, por si qytetar i përgjegjëshëm, i është përgjigjur thirrjes së EULEX-it për të dhënë deklaratë”.

“Kjo thirrje ka absolutisht qëllim politik, për të krijuar një balancë me arrestimet në komunitetin shqiptar. Padyshim se ka për qëllim edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit në të gjithë komunitetin serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës Qytetare Serbe.

Arrestohet Oliver Ivanoviq për krime lufte

Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it në një aksion që është duke vazhduar ka arrestuar Oliver Ivanoviçin.

Ivanoviq momentalisht është duke u mbajtur në stacionin policor në Veri ku është duke u intervistuar. Burime të brenda misionit të EULEX, marrin vesh se Ivanovic është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Sipas të njëjtit burim, Ivanovic dyshohet për veprat penale, torturë ndaj popullatës civile dhe vrasje të civilëve në baza etnike.

Ai është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000

Ndërkohë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha për transmetuesin publik se EULEX-i ka pasur një aksion në Veri të Mitrovicës, pa dhënë detaje të tjera.
ku e ka burimin kjo teme legjenda ?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi