Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Zbulime të reja në Butrint Empty Zbulime të reja në Butrint

Thu 14 Jun 2012 - 14:18
Në qytetin antik të Butrintit, një ekspeditë shqiptare dhe ndërkombëtare arkeologësh dhe specialistësh po sjellin në dritë zbulime të reja.

Portiku i Forumit Romak sipas kreut të ekspeditës, David Hernandez nga Universiteti i Notre Dame, Indiana është një gjetje e rrallë që i kishte munguar derti tani Butrintit.

Ky sipas tij, është një prej ndërtimeve më të rëndësishme të periudhës romake. Sipas arkeologëve, godina të përmasave të mëdha, kolona të larta dhe një dysheme me pllaka guri të latuar pritet të përfshihen shumë shpejt në një itinerar të ri për mijëra vizitorët.

Hernandez bën me dije se arkeologët kanë gjetur mbi 200 monedha të periudhave të ndryshme, si dhe shumë objekte të importuara ku ka veçuar disa objekte prej mermeri, bazamente statujash dhe shumë material jetësor që i ka çuar studiuesit deri në shekullin e IV pas Krishtit, në gjurmët e një kishe apo bazilike paleokristiane të vendosur mbi të njëjtin truall.

“Studentë nga Universiteti i Notre Dame në Shtetet e Bashkuara, studentë shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të Europës janë përfshirë në këto gërmime për të shkëmbyer vlerat studimore dhe kërkimore, ndërsa e shohin eksperiencën si të papërsëritshme”, thotë Hernandez.

“Çdo gjë këtu është unike. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe eksperienca po më vlen vertet shumë. Më parë kam gërmuar në Pompei, por asnjëherë nuk kam marrë pjesë në një gërmim kaq intensiv. Të gjitha gjetjet janë emocionuese”, thotë studentja Alison Fields.

“Unë kam ardhur edhe herë të tjera këtu, por këtë vit kemi gërmuar më në thellësi dhe objektet, siç i shikoni, janë impresionuese. Ju më pyesni nëse më ka emocionuar diçka dhe unë po ju them, a ka gjë më emocionuese sesa gjurmët e gishtave të një banori të Butrintit lënë mbi një objekt balte gati 2.000 vjet më parë? Jam rrënqethur kur jam përballur me këtë gjetje”, shprehet Matt Wicck, nga Universiteti i Notre Dame.

Arkeologët vlerësojnë se me gërmimet e reja hidhet dritë edhe mbi periudha të tjera në Butrint, ndërsa për herë të parë është grumbulluar një material mbi ushqimin e përdorur nga banorët në epoka të ndryshme dhe gjendjen shëndetësore të tyre.

Specialistë të fushave të ndryshme, pjesë e ekspeditës, do të jenë gati me konkluzionet para fundit të qershorit por paraprakish gjetjet duket se do të hedhin dritë edhe mbi periudha të tjera të panjohura për Butrintin.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi