Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Pushimet “e çmendura”? Mund t’i bëni në 10 qytete amerikane Empty Pushimet “e çmendura”? Mund t’i bëni në 10 qytete amerikane

Wed 23 May 2012 - 19:08
Dashuroni atmosferat e nxehta? Pushimet gjatë të cilave, ju zhvisheni plotësisht nga instinktet më të fshehta dhe pasionet? Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhjetë qytete pikante, ku mund ta realizoni këtë. Edhe pse ato nuk njihen si destinacione “hot” për turistët, një renditje e fundit botërore, i klasifikon SHBA-të si risi në këtë aspekt.
Bëhet me dije se kjo renditje e re botërore e 10 qyteteve amerikane më të përshtatshme për pushimet, ka marrë parasysh disa parametra, të gjitha mjaft të pazakonta, por me siguri të besueshme.


Ato janë të tilla si numri i dyqaneve të seksit në qytet, sasia e shitjes së tyre, ose shpërndarja hapësinore e abonentëve që paguajnë kanalet televizive të ndaluara.
Rezultatet e këtij listimi kanë befasuar opinionin amerikan.

Në krye të listës, gjendet i famshmi Las Vegas, qyteti ku gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është e ndaluar, qyteti ku fantazitë më të fshehta vijnë në jetë.

E dyta renditet, shtëpia e Mickey Mouse, Disneyland, një parajsë kjo për fëmijët! Fjala është për Orlandon, në Florida. Pas saj, renditen qytetet e San Françiskos dhe Los Angelesit, si edhe Nju Jorku. Renditja vazhdon me qytete absolutisht “normale” si Atlanta, Georgia, dhe në fund Alaska. Mbyllja bëhet me Austinin, kryeqytetin e Teksasit. Kur asgjë nuk është ashtu siç duket …
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi