Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë… Empty Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë…

Sat 30 Jun 2012 - 18:41
Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë… Skipark2-300x127Ndoshta ju mund të mos keni menduar kurrë që mund të bëni ski në stinën e verës, duke pasur gjithmonë përshtypjen se ski është një sport dimëror.

Por ja që suedezët janë kaq të pasionuar pas skive, saqë nuk kanë durim derisa të vijë dimri dhe alb-observer.com po ju paraqet nëpërmjet fotove të mëposhtme se çfarë kanë ndërmend të bëjnë.

Kështu, në qytetin Balsta, 45 minuta larg Stokholmit, pritet të ndërtohet një qendër e mbyllur skish, pra ski resort, e cila do të jetë qendra më e madhe e llojit të vet në botë.

Ski resort do të ketë si qëllim që t’u shërbejë adhuruesve të skive si në dimër, ashtu edhe në verë. Kjo qendër do të quhet “Skipark 360” dhe do të ketë lartësi 135 metra. Gjithashtu, ajo do të përfshijë një shpat të pjerrët 700 metra, një tunel 3.5 kilometra për cross country, si dhe pista të posaçme për snowboard dhe skating.

Në këtë ndërtesë gjigande nuk do të mungojnë as vendet e argëtimit, dyqanet, hotelet e restorantet, me qëllim që vizitorët t’i kenë të gjitha kushtet.

Ky projekt, që është marrë përsipër nga kompania e arkitekturës C.F. Moller Architects, do të vihet në jetë në fund të 2013-2014. Për zbatimin e tij do të përdoren edhe të gjitha burimet e riciklueshme të energjisë. Kostoja totale pritet të prekë shumën stratosferike prej 1.52 miliardë koronash suedeze. /alb-observer.com/
Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë… Skipark1Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë… Skipark21Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë… Skipark3Mrekulli e suedezëve, mund të bëni ski edhe në verë… Skipark4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi