- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kylie Minogue: Po jetoj jetën e dytë
Wed 23 May 2012 - 20:04
Kylie Minogue u paraqit në Festivalin e Filmit në Kanë si një yll kinemaje ku 43-vjeçarja po promovon në Francë filmin e saj të ri ‘Holy Motors’.
Në një intervistë për revistën franceze ‘Paris Match’, këngëtarja foli për betejën e fituar me kancerin: “Me kalimin e kohës njerëzit kanë tendencë të harrojnë momentet e vështira, por jo unë. Nuk ka ditë që të mos kujtoj atë kohë. Kam qenë e fortë dhe me fat, ndihem si një mace që ka nëntë jetë.”
Pas diagnostikimit me kancer në gji në vitin 2005, Kylie kaloi shumë kohë në Paris për tu kuruar.
Në lidhje me jetën personale, këngëtarja e cila është e lidhur me modelin spanjoll Andres Velencoso theksoi se nuk ka ndërmend të martohet.
“Dashuria është e vështirë. Nuk kam besuar kurrë tek martesa si disa njerëz që thonë se historitë e bukura zgjasin përjetë. Unë mendoj se një histori zgjat për njëfarë kohe e në këtë mënyrë nuk zhgënjehem. Jam e dashuruar me Andresin dhe e lumtur për momentin.”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi