- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Shqipëria merr çelësin e presidencës së Komitetit të Ministrave të KiE
Wed 23 May 2012 - 20:16
Bruksel, 23 maj 2012, NOA - Shqipëria mori sot presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, raporton noa.al.
Për herë të parë pas 17 vitesh anëtarësim, Shqipëria do të drejtojë
Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare, një hap ky që shënon
rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të
drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave. Simbolikisht
sekretari britanik William Hague i dorëzoi zv/kryeministrit Edmond
Haxhinasto çelësin e presidencës së radhës.
Ceremonia u parapri nga takimi i rregullt i Komitetit të Ministrave, i
fundit i drejtuar nga Britania e Madhe, ku u diskutua mbi politikat e
Këshillit të Europës ndaj rajoneve fqinje dhe kontributi i saj ndaj
këtyre demokracive të reja.
Më pas u paraqitën arritjet dhe rezultatet e presidencës britanike nga
sekretari britanik Hague, ku reforma e Gjykatës ku gjykata e reformës
së të drejtave të njeriut përbënte një nga prioritetet kryesore të
kësaj presidence.
Gjatë fjalës së tij ministri Haxhinasto shpalosi prioritetet e
presidencës shqiptare, që do të udhëhiqet nga motoja: të bashkuar në
diversitet.
Haxhinasto u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë punën në përputhje me
vijën e ndjekur më parë nga presidencat ukrainase dhe britanike duke
promovuar edhe më tej vlerat e kësaj organizate.
“Shqipëria ka vendosur të ketë si prioritet të saj gjatë këtyre gjashtë
muajve dialogun ndërkulturor, edukimin e tolerancës veçanërisht për
brezat e rinj dhe të jetuarit së bashku. Në Tiranë në nëntor, gjatë
festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë do të organizohet një
konferencë e nivelit të lartë ndërkombëtar mbi diversitetin në Europë
dhe dialogun ndërkulturor”, tha Haxhinasto.
Në ceremoninë festive kryediplomati shqiptar i dhuroi Këshillit të
Europës, në emër të Shqipërisë, një kostum popullor tradicional
shqiptar, që u vlerësua jashtëzakonisht nga të pranishmit.
Në ceremoni foli edhe sekretari i përgjithshëm i KiE-s, Thorbjorn
Jagland, i cili duke e pranuar me kënaqësi dhuratën e çmuar të
Shqipërisë , tha se “ky kostum i kujton dhe veshjet e vendit të tij,
Norvegjisë”, gjë që sipas Haxhinastos, tregon se vlera të përbashkëta
në kulturat mes vendeve të Europës, gjë që përforcon më shumë idenë e
diversitetit dhe të të jetuarit së bashku.
Ceremonia festive vijoi me himnin shqiptar që u këndua nga soprano
Oriana Kurteshi, e shoqëruar në piano nga kompozitori Genc Tukiçi.
Më pas ministrat e 47 vendeve anëtare dhe delegacionet që i shoqëronin u
njohën me një pjesë të historisë shqiptare, ku u prezantuan disa
objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare bizantine dhe post
bizantine.
Në fund ceremonia u mbyll me shijimin e produkteve ushqimore shqiptare, verës dhe rakisë tradicionale.
mit/noa.al

Re: Shqipëria merr çelësin e presidencës së Komitetit të Ministrave të KiE
Wed 23 May 2012 - 20:17
Suksese...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi