Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

24-vjeçari që mposhti vdekjen Empty 24-vjeçari që mposhti vdekjen

Fri 25 May 2012 - 19:01
24-vjeçari që mposhti vdekjen Ujvara-lajmiiiiii

Një aventurier i çmendur vendosi emrin e tij në librin e arritjeve të pabesueshme, duke u shndërruar në personin e dytë në botë që arrin t’i mbijetojë një rënie prej 80 metrash nga një prej ujëvarave më të larta në botë.

Rafael “Rafa Ortiz” vendosi të sfidonte ujëvarën e Paluzës në shtetin e Uashingtonit, duke u hedhur me vullnetin e rij në rënie të lirë.

”Ishte një kohë shumë e gjatë deri në rënien në ujë. Rënia e lirë më e gjatë në jetën time. Impakti me ujin nuk ishte shumë i fortë dhe më pas, rrymat nisën të më nxirrnin lart së bashku me kajakun tim. U kapa fort pas tij dhe në fund arrita të ngjitem në sipërfaqe”, deklaroi Ortiz.

24-vjeçari, me këtë arritje shndërrohet në njeriun e dytë në botë që arrin të realizojë një hedhje të suksesshme nga ujëvara e Paluzës, e cila i ka kushtuar jetën shumë aventurierëve të tjerë.
Më parë gjatë javës, një njeri i dëshpëruar tentoi të vetvritej në ujëvarën më të famshme në SHBA, atë të Niagarës, por u
shndërrua në njeriun e tretë në histori që i mbijetoi rënies së lirë pa asnjë mjet mbrojtës në ujëvarë.

24-vjeçari që mposhti vdekjen Ujvaraaaa1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi