Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt e palumtur? Faji eshte i femrave Empty Meshkujt e palumtur? Faji eshte i femrave

Sat 26 May 2012 - 3:44
Meshkuj të palumtur? Faji i gjithi i mbetet femrës. Këtë gjë ka konfirmuar revista franceze “Le Point”, duke theksuar se femrat e sotme ndryshojnë dukshëm nga ato që kanë qenë më përpara, ndërsa duket se meshkujt kanë mbetur të njëjtit. Sipas analizave të bëra nga revista, rolet kryesore që femrat kanë marrë në shtëpi, në vendin e punës do të sillte tërësisht çorientim, të cilët ndjejnë se u është marrë pushteti dhe roli i sundimtarit që kishin gati 30 vjet më parë dhe që ishte i përqendruar krejtësisht në dorë të tyre.Meshkujt, të cilët përherë kanë mbetur të njëjtë dhe që gjithmonë janë munduar të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj femrave. Por ata nuk mund të pranojnë vullnetarisht faktin se femrat, të ashtuquajtura seksi i dobët të marrin frenat e pushtetit. Një femër në karrierë, e cila prioritetet e saj i ka vendosur tek puna dhe jo tek familja e bën mashkullin të pakënaqur dhe të pasigurt në vete. Vetëm në pjesën veriore të Evropës duket se ka sinjale pozitive në lidhje me situatën aktuale. Në Norvegji dhe Suedi, për shembull, meshkujt janë përshtatur me rolin e babait shembullor në shtëpi. Megjithatë, besohet se e vërteta është ndryshe: meshkujt e palumtur, ashtu si dhe femrat, janë rezultat i një ndryshimi të thellë (negativ) në jetën në çift. Në marrëdhëniet e dashurisë, shpesh nuk kanë një dialog të mirë dhe kjo krijon shumë keqkuptime, të cilat ngadalë kthehet në ‘mure’ reale, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes një çifti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi