Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lahuta, “racë” në zhdukje Empty Lahuta, “racë” në zhdukje

Sun 27 May 2012 - 19:37
Valeria Dedaj

Muzeu Historik Kombëtar prezanton “Lahuta e Eposit Shqiptar”, ekspozitë e tridhjetë lahutave të rralla shumica mbi 100-vjeçare.

Në një sfond etnografik rrinin dy palë kostumesh të burrit malësor dhe xhubleta femërore përdorur në Malësinë e Madhe, në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Mal të Zi. Koleksionistja e tyre është poetja Luljeta Dano, e cila i ka emërtuar “Burrë e grua nga Dukagjini” dhe “Burrë e grua nga Kelmendi”.

Ndërsa lahutat, pothuajse të gjitha u përkasin koleksioneve private të Bajram Hysenit, Mustafa Arapit, Nikolit Vasisë, e Luljeta Danos e cila i koleksionon prej fundit të viteve tetëdhjetë. Vetëm tri janë pjesë e koleksionit etnografik të Muzeut Historik Kombëtar, për të cilat thuhet që i ka mbledhur Gjon Duglia në Shkodër, e që mbajnë shënimin “Gegë e Toskë”.

Lahuta është vegël muzikore popullore me një tel ose një qime kali, mbi të cilën luhet me një hark të përkulur. Është përdorur kryesisht në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Përbëhet nga një kupëz e drunjtë në trajtë vezake të mbuluar me lëkurë, që quhet shark, dhe ka një bisht në të cilin janë të pikturuara figura të ndryshme dhe që nuk është shumë i gjatë. Harku i lahutës ndërtohet nga degët e drurit të thanës të tërhequra me qime nga bishti i kalit. Trupi i saj përbëhet nga kasa e drurit dhe lëkura mbështjellëse e kasës, e cila zakonisht është lëkurë keci. Gdhendjet më të zakonshme të lahutës janë me kokë dhie, por ka dhe figura të tjera mitologjike. Këto figura, të vizatuara veçan ishin ekspozuar përbri instrumenteve. Janë qenie ose skena mitologjike nga areale ballkanike. Në lahutë gjen të gdhendura të quajturat Orët e bjeshkëve, figurën e kreshnikut, gjarprin shërues, – figurë e cila sipas studiuesit Jaho Brahaj ekziston vetëm në mitologjinë shqiptare – dielli dhe hëna apo brirët e bollëkut. Të gjitha këto njohësit e instrumentit i quajnë “zgjatime të lahutës, kode të saj që tregojnë një larmi të jashtëzakonshme të një pasurie shumë të lashtë që i ka rrënjët që nga kultura e ilirëve dhe arbërve”.

Lahuta më e vjetër në ekspozitë ka të dizajnuar figurën e kreshnikut. Sipas Brahajt “ai jeton ende i gdhendur në mentalitetin e popullit, sepse populli s’mund ta pranojë vdekjen e tij. Prandaj ai gjendet këmbëkryq në shpella ose në varrin ku mendohet që është varrosur”. Ky është një transformim që ka ardhur deri në ditët e sotme.

Studiuesi Brahaj shton se dy faktorët kryesorë të cilat po ndikojnë në zhdukjen e këtij instrumenti tradicional të Shqipërisë së Veriut janë “lënia pas dore nga ata persona që e kanë një vegël të tillë muzikore dhe blerjet e të huajve që e dinë rëndësinë që ka ky instrument.”

Eposi i Kreshnikëve bashkë me mjeshtërinë e punimit të veglave muzikore tradicionale presin të marrin statusin “Kryevepra të Trashëgimisë Shpirtërore Shqiptare”.

Ndërsa Ministri i Kulturës Aldo Bumçi në fjalën e tij, falënderoi koleksionistët për punën e bërë dhe tha se “jemi në pritje që kjo vlerë shpirtërore e popullit shqiptar të njihet e dokumentuar nga UNESCO”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi