Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lahuta krenare në bashkëjetesë me Çiftelinë e Fyellin Empty Lahuta krenare në bashkëjetesë me Çiftelinë e Fyellin

Wed 21 Nov 2012 - 21:24
Lahuta krenare në bashkëjetesë me Çiftelinë e Fyellin Lahuta-263x300
Trashëgimia/ Marrdhënia e popullit shqiptarë me instrumentat tradicionalë


INSTRUMENTAT

Lahuta krenare në bashkëjetesë me Çiftelinë e Fyellin

Vlera e kësaj trashëgimie sa vjen e zbehet pasi institucionet përgjegjëse janë indiferentë…

Fatima Mënalla


Një ndër disiplinat themelore të Albanologjisë konsiderohet me të drejtë emoorganologjia. Kjo disiplinë lindi dhe u zhvillua gjatë shek.XVII. në varësi të ndërtimit dhe melodisë që ato krijojnë veglat muzikore u ndanë në katër grupe kryesore dhe për këtë duhet tju jemi mirënjohës studuesve të huaj Bash Curt Sachs e Eric von Hornbostel. Materiale të shkruar rreth veglave tona muzikore i gjejmë në vepra të ndryshme të koshës si tek M.Barleti, Gj. Buzuku, F. Bardhi, P. Bogdani etj. Kohët moderne kanë sjellë edhe prurje të reja në instrumentat muzikorë, kjo është edhe një ndër arsyet që personat që e adhurojnë melodinë tradicionale të kërkojnë me ngulm marrjen e masave për mbrojtjen e këtyre instrumentave muzikore. Drejtori i Qëndrës Kombtare të Veprimtarive Folklorke, Esat Ruka shprehet “Folklori në përgjithësi kryesisht instrumentat kanë dinamikën e vet të zhvillimit, pasi jetojmë në një shoqëri që gjithçka ndikohet nga ndërhyrjet moderne. Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ka misonin e ruajtjes sa në pastër, sa më virgjër, sa më gjerë. Për të ruajtu vlerat autentike të instrumenteve mund të përmendim edhe kabanëe jugut, solo e së cilës është klarineta apo e thënë ndryshe gërrneta. Me klarinetë përcaktohet ekzekutimi muzikalisht siç e përdor ansambli i shtetit apo dhe orkestra të ndryshme simfonike ndërsa gërrneta është tradicionalisht e lidhur me kabanë e jugut. Kabaja luhet edhe me violinë. Vallet shoqërohen me instrumenta dhe me raste edhe pa instrumenta. Në këngën orkestrale qytetare baza është instrumenti, tek rapsodet janë instrumentat tradicionalë. Institucioni përpiqet që nëpër koncertet që organizon të bëj pjesë të tyre instrumentet tradicionale”.

Jeta e veglave muzikore

Veglat muzikore tradicionale të kombit tonë janë një nga pasuritë e rralla dhe shumë të rëndësishme. Historiku i zhvillimit të tyre është shumë i hershëm pasi në perudha të ndryshme kohore ato kanë pësuar zhvillime të ndryshme. Dinamikën e jetës e përfaqësojnë edhe këto vegla muzikore të popullit tonë. Muzika e shoqëron jetën e njeriut. Drejtori i QKVF-s z. Ruka shprehet për “Standard” “Veglat muzikore që ne përdorim sot janë vazhdimësi në fakt e veglave paramuzikore, të cilat populli për nevojat e veta i ka prodhuar me mjete rrethanore si psh me gjethe, me barëra, me bimë të ndryshme, me brirë, me gurë, me hekur etj. Të gjithë objektet që rrethonin njeriun edhe në perudha kur jetesa ka qene pothuajse e pazhvilluar në ato kohë kur ai ushqehej me bimë ka tentuar që ta ndihmoj jetën me mjete të tjera që tja bëjnë jetën sa më interesante sa më të kompletuar. Kur njeriu gjuante kafshët dhe ushqehej me mishin e tyre e vishej me gëzofin e tyre e ka përjetuar atë jetë edhe në aspektin muzikor. Në këtë mënyre njeriu ka kërcyer, ka imituar kafshët sesi vriten ka krijuar ritme të ndryshme, ka thirrur për të shpëtuar nga rreziqet që i kanoseshin”. Personalitete të ndryshne të etnoorganologjisë janë marrë me studime dhe me grupimin e veglave muzikore. Kurt Saks është studuesi i parë gjerman që është marrë me klasifikimin e veglave muzikore, kur sipas tij veglat klasifikohen në katër grupe: vegla idiofone, vegla membranofone, vegla kordofone dhe vegla airofone. Veglat idiofone janë ato vegla muzikore që krijojnë tinguj me përplasje siç janë gurët, të cilët nuk prodhojnë tinguj të mirëfilltë për të shoqëruar këngët por që shoqëeojnë duke shoqëruar kështu ritëm. Membaraonofonët, janë ato vegla muzikore që përdoren për shoqërime ritmike siç është daireja, daullja. Veglat membranofone origjinën e tuyre e kanë nga vendet e nxehta si nga Afrika e Azia. Zanafilla e veglave tona muzikore fillon tek Lahuta, ky instrument është miravjeçarë që është i përdorur jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera botërore. Lahuta ëshë një vegël muzikore që i përket grupit kordofon me një tel. Instrumenta të tjerë të rëndësishëm janë Çiftelia, Sharkia, Llauta e më vonë edhe mandolina, kitara, mandolina etj. Grupi i instumentave airofone që e nxjerrin tingullin duke përdorur frymën siç janë zumaria, fyelli, kavalli, pipza, bilbili etj. Populli ynë hynë në popujt që me shumë sukses dhe dashuri i ka përdorur të gjitha këto lloj veglash madje hynë në grupin e popujve që ka një begati mjaft të madhe në përdorimin e hershëm dhe evoluconin që kanë pësuar instrumentat. Për veglat muzikore në Shqipëri kanë shkruar disa autorë, kur në mënyrë institucionale është marrë Instituti i Antropologjisë, ish-Instituti i Kulturës etj. I pari ka botuar një libër kushtuar veglave muzikore ka qenë Ramadan Sokoli, me librin “ Veglat Muzikore të popullit shqiptarë” të botuar në 1980 dhe ribotuar 1991. Atutorë të tjerë të marrë me veglat muzikore janë Beniamin Kruta, Pirro Miso, Haxhihasani. Festivalet kombëtare folklorike datojnë që nga 1946 dhe më 1968 është i pari festival i mbajtur në Gjirokastër dhe ecuria e këtij festivali njef në çdo 5 vjet ne histrinë e tij. Festivali i fundit në Gjirokastër është ai i 2009-së. Jeta aktive e këtyre festivaleve folklorike ka pasur në gjirin e vet përdorimin e veglave muzikore, të cilat nëpërmjet tyre përçjellin tek publiku vlerat e tyre. Bashkëzanimi i veglave muzikore ka krijuar orkestrime të reja që bëjnë bashkimin e tradicionales me bashkëkohoren. Ky lloj promocioni në skenë ka pasur një sukses të ri ne publik. Temat që janë trajruar muzikalisht për karakteristikat e veçanta të disa instrumentave të radhë që treva e Matit siç është Lauria, qëështë një instrument kordofon tre telsh me hark me një tibër lirik shumë interesant. Po kështu një interpretim të rrallë gjejmë përdorimin e çiftelisë në zonën e Pukës, e pagëzuar me emrin e Ndue Shytit, i cili qenë solisti më i njohur dhe drejtuesi i orkestrinës së Pukës. Thënë ndryshe ai ka bërë edhe revulicon në disa vegla të ndryshme popullore, veçanësrisht në bilbil, sharki dhe në virtuozitetin ekzekutimit të pjesëve muzikore të luajtuar me orkestrimin e Pukës. Po kështu, orkestrina të tilla ka pasur Tropoja, Shkodra, Lezha, Dibra, Tirana, Kruja, Mirëdita etj. Këto orkestrime janë pasqyruar në festivale me shumë madhështi, kjo garë orkestrinash kulturore që në përbërje të tyre ka pasur të gjitha llojet e veglave. Instrumentat në kryesisht në varësi të detajeve ndryshojnë nga një zonë në një zonë tjetër por shtrirjen e kanë pothuajse kombëtare. Psh Fyelli bashke me Cylën Dyjare që e përdor pjesa e Labërisë , janë instrumenta që kanë një gjithëpërfshirje (prodhon dy lloj tingujsh). Përdorimi i fyellit është i kufizuar në melodi por që në raste të shumta shoqëron edhe këngë . Çdo instrument ka një histori zhvillimi dhe ecurie. Organologjia është shkenca që merret me gdhendien e pjesës së jashtme të instrumentit. Fyejt ndryshojnë nga madhësia, gjatësia etj. Kavalli është tip tjetër fyelli ndërsa bilbili është më i vogël. Gjatë periudhave të ndryshme është ndërhrë në ndërtimin e bilbilit, ai ka një mod popullor të fiksuar por ndërhyrjet kanë treguar që ai të jetë maxhor. Folklori në përgjithësi kryesisht instrumentat dinamikën e vet të zhvillimit, pasi jetojmë në një shoqëri që gjithçka ndikohet nga ndërhyrjet moderne. Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ka misonin e ruajtjes sa në pastër, sa më virgjër, sa më gjerë. Për të ruajtu vlerat autentike të instrumenteve mund të përmendim edhe kabanëe jugut, solo e së cilës është klarineta apo e thënë ndryshe gërrneta. Me klarinetë përcaktohet ekzekutimi muzikalisht siç e përdor ansambli i shtetit apo dhe orkestra të ndryshme simfonike ndërsa gërrneta është tradicionalisht e lidhur me kabanë e jugut. Kabaja luhet edhe me violinë. Vallet shoqërohen me instrumenta dhe me raste edhe pa instrumenta. Në këngën orkestrale qytetare baza është instrumenti, tek rapsodet janë instrumentat tradicionalë. Institucioni përpiqet që nëpër koncertet që organizon të bëj pjesë të tyre instrumentet tradicionale.

Marrdhënia e shqiptarit me lahutën, çiftelinë e fyellin

Vegla më e vjetër, më interesante, më krenarja është lahuta. Që nga kohët e hershme e deri më sot kjo lloj vegle ka gjetur një përdorim të gjerë. Eposi i Kreshnikëve shoqëruar me lahutë . Eposi nuk është vetëm shqipëtarë, sipas studimeve të shumta thuhet se ai është ballkanik. Debate rreth origjinës së eposit ka pasi dia mendojnë se është me origjinë serbe apo shqiptare. Një dilemë të tillë ne si institucion kemi vendosur ti japim fund pasi në koncertet e që institucioni jonë organizon ne ftojmë këngëtarë nga Mali i Zi, Krocia, Bosnja dhe Serbia. Në Shqipëri eposi ka një jetë të gjatë dhe për këtë fakt ne duhet ta vlerësojmë po kështu edhe të tjerët. Janë rreth 1200 mijë vargje të bledhura nga Eposi që nga lufta e Kosovës. Institucioni ka organizuar që nga 2006 shtatë koncerte folklorike të rapsodive në Lezhë. Kjo do të thotë që ne do të vazhdojmë bashkëjetesën në Ballkan. Ata do të këndojnë për heroit e vet dhe ne do tju këndojmë heronjve tanë. E rëndësishme është që të bëhet në jetë e gajtë folklorike, qarkullimi folklorik të mbjelli këtë trazhëgimi në mënyrë që gjeneratat e ardhshme ta kenë si pjesë të trashëgimisë së paraadhësve. Në kohët kur gjuha shqipe nuk shkruhej atë e përfaqësonte fuqishëm rapsodia me fjalën e saj të gjallë, poezia popullore, tregimi etj. Shrirja e eposit është kryesisht në Malësinë e Dukagjinit e shkon deri në pjesën e sipërme të Drinit të Zi. Në këtë pjesë eposi ka bërë një jetë të gjallë dhe vazhdon akoma të bëj një jetë të gjallë ndonëse tashmë në një formë më të zbehtë. Institucioni po përpqet që tju bëj ballë agjentëve që tentojnë të zbehin vlerën dhe rëndësisnë e këtyre instrumnentave popullorë. Çiftelia dhe sharkia janë dy instrumenta të tjerë me një shtrirje sa më të gjerë, me një aftësi ekzekutuese shumë të gjerë. Çiftelia ka një aktivitet thuajse gjithë shqipëtarë. Pjesa e jugut nuk e përdor çiftelinë ndërsa Labëria e përdor çiftelinë. Llojet e çiftelive ndryshojnë shumë pak, Tamrra përdoret në pjesën e Korçës dhe Pogradecit ndërsa Udi (instrument me tre tela) ka qenë përdorur më parë në Malësinë e Elbasanit. Për sa i përket instrumenti airofoinë që është fyelli është më i hershëm se çiftelia, ai ka një përdorim shumë të hershëm, i cili lidhet mejëtën baritore. Vetë repertori, mënyra e interpretimit, tingulli që nxjerr ka një ngrohtësi pra suporton një kulturë blektorale me atë lirizmin që shpreh. Dukeqënëse këto tre vegla muzikore kanë pasur një rëndësi shumë të madhe ato kanë mundur ti mbijetojnë kohës dhe ta shfaqin veten në mënyrë dsa më të mirë. Fyelli dhe Kavalli janë instrumenta që përdoren në të gjithë Shqipërinë. Teknika e të rënit të fyellit në shqipëri. Para pesë vjetësh festivali në Lezhë i dedikohej kryesisht rapsodëve pak instrumentave, ftoheshin orkestra që kishin krijuar fizionomi si orkestra e Matit e Pukës, Mirëditës, Tropojës. Në këtë festival përdoreshin më pak veglat tradicionale siç është Cyla Dyjare. Ne e kemi mundësuar këtë gjë dhe realisht pati një garë interesante, u plotësua në festival koloriti dhe begatia e instrumentave tradicionalë. Në festivalin e Lezhës u shpall çmimi Ndue Shyti. Ky çmim ka rritur interesin e konkurrentëve në festival për të fituar çmimin e lart përmendur. Për fat të keq institucionet tona siç janë Radio Tirana apo Tv-Shqipëtarë nuk ekzekutojnë asnjë nga këto materiale të këtyre mjeshtërive popullore.

Etnosi i Kreshnikëve “praën” UNESCO-s

Gjatë kësaj periudhe po punohet për plotësimin e dosjes së Eposit të Kreshënikëve për në UNESCO. Ashtu siç u pranua para gjatë vjetëve Isopolifonia ne jemi duke punuar për plotësimine e dosjes që më pas do ti dërgohet UNESCOs, në mënyrë që kjo pauri kombëtare të bëhet pasuri botërore. Në këtë moment jemi në gjysmën e punës dhe konkretisht jemi duke punuar për të krijuar të gjithë materialet e nevojshme që kërkon organizata në këmbim të statusit në mbrojtje botërore. Në këtë drejtmi janë bërë fotografimet e nevojshme, janë mbledhur të dhënat e nevojshme si dhe është duke u punuar për krijimin e një dokumentari që paraqet vazhdimësine dhe vlerat që mbart në vetvete Eposi i Kreshikëve. Pritet që marsi i 2012 të jetë koha kur Shqipëria të ketë dorëzuar dosjen në zyrat e UNESCOs. Futja e Eposit në listën e pasurive botërore bëhet pasi ekziston mundësia e zhdukjes së kësaj trashëgimie. Ndër të tjera z.Ruka shton “Megjithkëtë nuk është e vërtetë që është drejt zhdukjes Eposi pasi në festivalet tona eposin e kanë kënduar edhe të rinj 15-vjeçarë. Por me thënë të vërtetën vlera e kësaj trashëgimie sa vjen edhe rrallohet, kjo gjë vjen për faktin e indiferentizmit sidomos nga institucionet e veçanërisht nga institucionet arsimore, përbën një problem shqetësues. Edhe nëse ne do ta poltësojmë dosjen edhe nëse do ta fitojme titullin “pasuri botërore”, unë nuk e quaj punë të mbaruar nëse ne nuk trasmetojmë në televizionet tona qoftë edhe në programe të reduktuar psesë nga eposi. Nëse ne nuk e fusim këtë hallkë të trashëgimisë sonë pjesë të kulikulave arsimore, kur ne presim një herë në pesë vjet ose një herë në vit të nxisim disa lahutarë dhe të mjaftohemi vetëm me dhjetë prej tyre dhe të mos kemi dhjetra të tillë. Sipas meje kjo është një këmbanë që duhet të buçasi shumë ndaj atyre që kanë detyrime shtetërore, që paguhen për këtë punë në mënyrë që ne të jemi në përputhje me traditën tone”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi