Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ronela Hajati nxjerr te “palarat” e Top Fest… Empty Ronela Hajati nxjerr te “palarat” e Top Fest…

Sun 27 May 2012 - 20:26
Ronela Hajati nxjerr te “palarat” e Top Fest… 41094_1TIRANË-
Javën e ardhshme, do të mbahet në kryeqytet finalja e njërit prej
kompeticioneve më të rëndësishme muzikore, siç është “Top Fest”-i. Deri
tani janë zbuluar disa nga emrat e finalistëve, ndërkohë që “Bluetooth”
ka arritur të zbulojë emrat e disa prej konkurrentëve që kanë mbetur
jashtë kësaj ngjarjeje. Këngëtarë të tillë si Kejsi Tola, Laura Nezha,
Orgesa Zaimi, Ronela Hajati, etj., kanë mbetur janë skualifikuar nga
konkurrimi, ndërkohë që edhe një pjesë e mirë e konkurrentëve të “The
Voice”, nuk do munden t’i shkojnë deri në fund kësaj ëndrre. Natyrisht
që shumë prej tyre janë të zhgënjyer, por ne kemi realizuar një
intervistë me këngëtaren Ronela Hajati, e cila ndan me ne mllefin dhe
pazaret që, sipas saj, janë bërë në këtë festival...
Ronela, kush ta komunikoi lajmin për skualifikimin nga gara e “Top Fest”-it?
Lajmi
më erdhi të enjten në darkë me një sms nga një asistente e Festivalit,
ku mbi të gjitha më uronte edhe suksese në të ardhmen...U habita që
rezultatet e finales u shpallën gati një javë pas përfundimit të netëve
gjysmë finale...Ishte shumë e vështirë për të zgjedhur vetëm 9 këngë të
tjera...Gjithsesi, i falenderoj që na dhanë pak kohë, duke na dhënë
njëherësh mundësinë për të futur ndonjë mik apo për të dhënë ndonjë
“ryshfet” të vockël. Gjynah që s’më shkoi në mendje...
Si ndihesh që nuk je pjesë e finales?
Nga
një anë më vjen keq vetëm për këngën, sepse ishte punuar shumë mirë,
ishte e arrirë dhe shumë profesioniste. Aq shumë elementë kishte në të,
saqë edhe orkestra nuk arriti dot ta luante live ashtu siç duhej. Për
vete jam deri diku e çliruar, sepse do kisha humbur shumë kohë dhe para
duke u stërmunduar për një performancë ashtu siç kisha premtuar, diçka
që deri më sot nuk e ka realizuar akoma asnjë. Mbase nuk kanë dashur që
kjo të realizohej, duke qenë se lista e çmimeve është gati që tani,
njëlloj si me të kualifikuarit automatikisht në gjysëm finale, kur zarfi
ishte gati që para se të fillonte gjysmëfinalja ‘live’ dhe mbi të
gjitha zarfi ishte bosh, sepse pata mundësinë ta shikoja me sytë e mi,
meqë isha mbrapa prezantuesve në skenë.
Je e zhgënjyer?
Absolutisht
po. Unë kam dashur të bëj performancë edhe në gjysmë finale dhe më
thanë tekstualisht: Mos e ezauro që tani, por lëre për në finale.
Çuditërisht, kur kam marrë pjesë në festivale të tjera si “Kënga
Magjike” finalistët dalin gjysmë ore pas gjysmëfinales dhe pikët janë të
hapura për çdo këngë. Mbase ishte gabimi im, por u nxita vetëm nga
dëshira për të kënduar ‘live’.
Pse mendon se nuk të kanë kaluar?
Ka
shumë njerëz që nuk duan të të shohin duke ecur me këngën e një
kompozitori të ri si Elgit Doda, duan të transmetojnë vetëm këngë që
përsërisin veten. Gjithsesi, arti në Shqipëri nuk i përkrah risitë, po
nuk i përkrahu dhe bota. Duke qenë se s’kam dhe mbase s’kam për të pasur
ndonjëherë mundësinë të dal nëpër ekranet botërore, do përfundoj dhe
unë duke kënduar këngë vetëm komerciale. Mbase s’ka lidhje, por është si
në rastin e Rona Nishliut, që asnjë nuk e pëlqeu këngën në fillim dhe
pasi u ngrit e gjithë Evropa në këmbë duke e duartrokitur, nuk u ndalën
duke e lavdëruar...
Kë shikon si këngë fituese?
Është
një këngëtare që quhet Ronela Hajati, që nuk ka asnjë klip, sepse ka
luftuar gjithmonë me gjak dhe me shpirt për të bërë një këngë. Ka një
këngë të bukur këtë vit në “Top Fest” më duket...Përveç kësaj, këtë vit
nuk e di, ndryshe nga herët e tjera, i uroj sukses disa këngëtarëve të
rinj që janë aty dhe shpresoj t’u hapen dyert, sepse kanë shumë më tepër
talent sesa disa të tjerë...Faleminderit të gjithëve atyre që kanë
mbështetur dhe pëlqyer këngën time...
(Bluetooth/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi