Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari, Marash Hajati Empty Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari, Marash Hajati

Sat 30 Mar 2013 - 13:25
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari, Marash Hajati Marash

Gazetari i njohur i organeve të shtypit dhe medias në Shqipëri, Marash Hajati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Hajati njihet jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH-së.

Në vitet ’74-’88, Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.

Marash Hajati lindi në vitin 1934 në qytetin e Shkodrës. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin.

Nga viti 1974 deri në vitin 1988 fillimisht ka qenë Drejtor i Televizionit, e që nga fillimet e viteve ‘80-të Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit.

Në vitet 1988-1990 ka qenë kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit".

Për afro 14 vjet ka qenë kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit dhe RadioTelevizion ai ka shkruar edhe dokumentarët, ‘Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona’, ‘Fitimtarë mbi tërmetin (Nderuar me Çmim Republike)’



Botime të tjera të tij janë:

Bijtë e tokës sime (krijime publicistike - 1982)

Dera e prapme shtypit (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media - 1998)

Shqipëria në kapërcimin e shekullit (analiza e komente - 1999)

Çanta me kontratë (Poezi)

Tish Daija, i veçanti (monografi - 2005)

Vite befasish (kujtime)

Histori dhe Vizion Stefani & Co (monografi)

Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar (kujtime - 2012)

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi