- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Vogelushi qe ha çfare i del përpara ne dhomen e tij
Mon 28 May 2012 - 17:38
5-vjeçari, i cili është me aautizëm dhe nuk mund të flasë, ka një formë ekstreme të sëmundjes që quhet “Pica”
5-vjeçari Zach Tahir ka një sëmundje të rrallë: ha gjithçka që i del përpara, pasi nuk arrin të bëjë dallimin midis ushqimit dhe objekteve të pangrënshme. Ai ka nevojë të vazhdueshme për të përtypur, prandaj dëshiron të hajë që nga perdet e dritareve deri te suvatë e mureve të tij.
Vogëlushi nga Salford, i cili është me autizëm dhe nuk mund të flasë, ka një formë ekstreme të sëmundjes që quhet “Pica”. Për ta mbajtur sa më të sigurtë, e ëma Rachel ka krijuar një “dhomë sigurie” me përmasat e vogëlushit, por kjo i ka kushtuar shumë, sepse Zach vazhdon të hajë gjëra. Prandaj ajo është duke u mundur të mbledhë 15 mijë sterlina, për të blerë një arredim special, si për shembull, një dyshek pa ndonjë qepje.
Natyrisht, e ëma shprehet e shqetësuar për këtë situatë: “Ai ha praktikisht gjithçka: baltë, myshqe, gurë, tapetë, çanta, e deri edhe flokë. Nuk është shija që i pëlqen, por volumi. Ndonjëherë është vërtet e lodhshme, sepse Zach nuk flet dhe ora e vakteve të ngrënies bëhet gjithmonë e më shumë një makth”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi