Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Facebook do të prodhojë smartphone Empty Facebook do të prodhojë smartphone

Tue 29 May 2012 - 10:09
Që prej 2013 Facebook do të nisë të prodhojë e të hedhë në në treg një celular smartphone të tijin, njofton BBC.

Kompania
e Zuckerberg tashmë ka nisur punën dhe ka punësuar dhjetëra inxhinierë
specialistë të smartphone. Zërat, dhe një artikull i New York Times
thonë se stafit I janë bashkuar dhe disa inxhenjerë të Apple të cilët
kanë punuar në realizimin e iPhone dhe iPad.

Kështu rrjeti
social pas IPO dhe hyrjes së titullit në bursë, kërkon të kapërcejë
kufijtë e rrjetit dhe synon tregun e hardëare, treg i dominuar nga
Apple, Samsung e Google dhe me Microsoft e Nokia rivalë të fuqishëm që
po marrin kuota.

Së fundmi Facebook pranoi se e ka të vështirë
që të fitojë para nga audienca gjithmonë në rritje e përdoruesve të
rrjetit social në celular.

Facebook po kërkon me këtë rast të
hedhë në dorë softëare-in Opera, për të krijuar një platformë të re
mobile mbi të cilën do të bazohet smartphone. Për momentin nuk është e
qartë nëse do të jetë një version i Android apo dicka tjetër.

Zëra
thonë gjithashtu se në rangjet e larta të Facebook egziston frika se në
rast se nuk krijojnë një telefon celular, Facebook do të përfundojë si
një aplikacion i platformave të tjera mobile.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi