Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjarpri “Anakonda” që do të prodhojë energji elektrike Empty Gjarpri “Anakonda” që do të prodhojë energji elektrike

Sat 10 Nov 2012 - 0:34
Gjarpri “Anakonda” që do të prodhojë energji elektrike Anakonda%201
Gjarpri “Anakonda” që do të prodhojë energji elektrike Anakonda%202
BRITANI E MADHE-Zgjidhja e problemit të krizës së energjisë që ka përfshirë Britaninë e Madhe mund të jetë një gjarpër “Anakonda” prej gome 182 m i gjatë. Në të vërtetë bëhet fjalë për një pajisje që transformon energjinë e valëve të detit në energji elektrike dhe për më tepër nuk ndot ambientin. Mendohet se kjo pajisje mund të zëvendësojë mijëra turbina ere që do të ndërtohen në Britaninë e Madhe gjatë dekadës tjetër. Profesorët Francis Farley dhe Rod Rainey, krijuesit e pajisjes, shprehen se nëse testet janë të suksesshme, atëherë “fermat e Anakondave” mund të ndërtohen pas 5 vitesh.

Pajisja, e cila ka një gjerësi prej 6 m, është prej gome dhe e mbushur me ujë. Ajo është konceptuar që të ankorohet në një thellësi 36 m deri në 96 m, 3 km larg nga bregu. Duke qenë se është prej gome, pajisja është më e lehtë sesa gjeneratorë të tjerë dhe nuk ka sistem hidraulik të ndërlikuar. Gjithashtu ka kostot e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes janë të ulëta. Në bazë të testeve që po ndërmerren aktualisht, një “Anakonda” mund të gjenerojë 1 megavat energji, e mjaftueshme për të furnizuar me energji disa qindra shtëpi.

/The Daily Mail/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi