Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aurela Gaçe, Emocionohem kur këndoj para publikut ne Kosove Empty Aurela Gaçe, Emocionohem kur këndoj para publikut ne Kosove

Sun 15 Aug 2010 - 22:06
Kënga “Origjinale” e kënduar nga Aurela Gaçe, Dr. Flori ft Marsel pa dyshim se ka qenë kënga më e dëgjuar në tregun e muzikës shqiptare për këtë vit.Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe suksesin e kësaj këngë e sheh në bashkëpunimin e përbashkët të tre këngëtarëve. “Kur mendon të bësh një këngë ndryshe, në radhë të parë duhet ta pëlqesh vet. Në qoftë se ty nuk të rri mirë në lëkurë atë që kë bërë, do të dalësh fals. Ndërsa, kur unë e pëlqej atë gjë, do të ia shes edhe publikut bukur, sepse e besoj vet atë që e këndoj. Suksesi në radhë të parë është kombinimi i tre zërave dhe karaktereve të ndryshme si dhe thjeshtësia në muzikë e në tekste. Fjalët janë shumë të thjeshta dhe shumë kuptimplote”, thotë këngëtarja e mirënjohur shqiptare e cila shprehet se ideja për bashkëpunim është ardhur krejtësisht spontanisht.

“Unë jam duke punuar albumin te Flori Mumajesi. Kur kam shkuar në studio të Flori, i kam thënë se dua këngë të thjeshta, që kur shkon në një klub të kërcej. Unë vet kur shkoj në një klub nuk dua të mendoj, por të kërcej. Rastësisht e kam dëgjuar Marselin në një incizim që i kishte bërë Flori dhe u interesova ta pyes se kush është ky? Flori më tha se “jam duke ia përgatitur disa këngë”, dhe unë menjëherë i thash se këtë djalë e dua në këngë. Ndërkohë, “Dr Flori” është duke punuar disa tekste për albumin tim, ashtu siç e ka shkruar edhe tekstin e kësaj këngë. Hyrja e “Dr. Florit” në këtë këngë ka qenë si një impuls i momentit. Kemi qenë duke bërë prova në studio dhe gjatë tërë kohës i vinte impulsi të bënte rep në moment, dhe vendosëm të hynë edhe ai në këngë, sepse i shkonte bukur”, shprehet Gaçe.

Aurela pranon se teksti i këngës “Origjinale” u kushtohet disa kolegëve të saj të cilët mundohen ta kopjojnë atë, por
pa dhënë ndonjë emër konkret se për kë saktësisht e ka fjalën.

“Unë nuk jam ajo që vrapoj pas videoklipeve për çdo muaj, por jam ajo qe e hedh në treg dhe të tjerët vijnë pas meje. Në Kosovë nuk e kam parë dikë që më ka kopjuar, por në Shqipëri po. Kam parë që gjërat që i kam bërë shumë vite më përpara, më kanë kopjuar në përpikëri. Në fillim më është duke e lezetshme, por dikur nuk të vjen mirë, sepse secili duhet ta gjej fytyrën e vet. Në një mënyrë kjo më ka penguar dhe kam dashur që të flas”, bën me dije fituesja e tri herë e çmimeve të para në festivalet shqiptare.

Publiku kosovar është i mrekullueshëm

Këngëtarja Gaçe e cila që mbi tetë vite jeton në Kosovë, thotë se në Kosovë ka kënduar që nga viti 1996. Ajo ditë më parë ishte sërish në Prishtinë ku entuziazmoj publikun kosovar duke kënduar këngë të zhanre të ndryshme dhe të gjitha “live”.

“Kam kaluar shumë bukur. Publiku kosovar është i mrekullueshëm. Sa herë që këndoj, marr shumë dashuri dhe më mbushin me energji pozitive. Gjithmonë këndoj “live”.

Nuk mund ta imagjinoj veten të shkoj në ndonjë koncert dhe ta marr CD me vete. Bashkë me publikun, dua të kënaqem edhe unë, në qoftë se këndoj me CD, atëherë unë nuk e ndiej, nuk e shijoj atë mbrëmje”, thekson 36 vjeçarja Gaçe e cila vazhdon të jetë beqare.

Këngëtarja Gaçe thotë se është në përgatitje të albumit të ri në të cilin do të bëj pjesë edhe kënga “Origjinale”, mirëpo ajo nuk e jep një kohë të caktuar se kur do të jetë në duart e publikut.

“Në krijimtari nuk ka ndonjë limit. Ka ndodh që unë e kam bërë këngën, dhe e kam kthyer, se nuk më ka pëlqyer. Kam kërkuar këngë tjetër. Apo, para dy muajve kam marr një tekst, por sot nuk më duket që i përshtatet kohës së tashme dhe duhet një tekst tjetër”, përfundon bisedën tonë, një nga këngëtarët më të njohura në tregun shqiptarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi