- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Brad Pitt dhe Angelina Jolie, s’ka dasmë në gusht
Tue 29 May 2012 - 16:49
Ata kanë vendosur që ta anulojnë për momentin martesën, e cila pritej të zhvillohej në gusht të këtij viti. Ka qenë Angelina e cila i ka kërkuar Brad ta shtyjnë ditën e dasmës. Motivi i kësaj kërkese nga ylli i Hollivudit është se aktorja ka nënshkruar disa kontrata për të marrë pjesë në tre filma.
Ne shqiptarët e kemi të shenjtë ditën që caktojmë për dasmën tonë. E nëse fiksohet si datë, pothuajse asnjë gjë nuk mund ta bëjë që të ndryshoj. Por nuk e mendojnë kështu edhe çifti më i përfolur i Hollivudit Brad Pitt dhe Angelina Jolie.
Ata kanë vendosur që ta anulojnë për momentin martesën, e cila pritej të zhvillohej në gusht të këtij viti. Ka qenë Angelina e cila i ka kërkuar Brad ta shtyjnë ditën e dasmës. Motivi i kësaj kërkese nga ylli i Hollivudit është se aktorja ka nënshkruar disa kontrata për të marrë pjesë në tre filma.
Kohët e fundit Pitt ka konfirmuar në Festivalin e Filmit në Kanës, se nuk kishte një datë për dasmën. “Ende jemi duke pritur derisa martesat gay të miratohen në SHBA”- tha ai për ‘People Magazine’. Ky vendim ishte surprizë për të gjithë duke qenë se kishin filluar prej kohësh organizimi i asaj dite.
Aq më tepër që një shumë prej 15 milionë dollarësh ishte vënë në dispozicion të asaj ditë, për të bërë gjithçka gati, për momentin që çifti do të shoshte “Po dua”. Për më tepër unaza spektakolare dhe muaji i mjaltit kanë kushtuar 250 mijë dollarë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi