Barack Obama takon Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Thu 12 Jan 2012 - 16:50
Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë takuar mbrëmë me Presidentin amerikan Barak Obama për të diskutuar së bashku çështje të caktuara, mbi luftën kundër dhunës ndaj grave, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
"Në takim, Presidenti foli me Znj. Jolie për luftën e bërë kundër krimeve masive dhe dhunës seksuale ndaj grave," shpjegoi Jamie Smith, zëvendës zëdhënësi për presidencën e SHBA.
Ky takim nuk ishte në axhendën zyrtare të zotit Obama dhe shtypi nuk u ftua, por gazetarët i panë aktorët nga dritaret e Zyrës Ovale.
Angelina Jolie sapo ka përfunduar xhirimin e filmit të saj të parë si producente, "Në tokën e gjakut dhe mjaltit", që tregon tmerret e luftës në Bosnje (1992-1995), sidomos brutalitetin e vuajtur nga gratë.
Rreth 20.000 gra, kryesisht myslimane, u abuzuan seksualisht gjatë luftës në Bosnje, ndërsa rreth 100.000 njerëz u vranë aty.
Filmi tregon edhe dashurinë e një muslimaneje të re (Zana Margianovits) dhe një serbi (Goran Kostits) të vendosur në kampe pas shpërthimit të konfliktit.
(a.jole/balkanweb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi