Jolie “nën hetim” për ekzekutimin mafioz të një paparazzi, kishte kapur “mat” Brad Pitt me një tjetë
Sun 3 Mar 2013 - 12:09
Ka shokuar mbarë showbiz-in, lajmi i ekzekutimit të fotografit dhe paparazzi-t të famshëm, Danielle Lo Presti.
42-vjeçari italian, u gjet i vrarë në shtëpinë e tij, me një plumb në kokë, një ekzekutim ky mafioz që përdoret kur duan të lajnë hesapet dhe dërgojnë mesazhin e duhur!
Presti ishte një nga paparazzi-t më të njohur në botë. Padyshim jo pa të drejtë, pasi me lenten e aparatit të tij kishte “kapur” disa prej figurave më të mëdha të fushës së showbiz-it në rang botëror, siç Rihanna, Beyonce dhe Johansson Scarlett.
Megjithatë, thuhet se Presti arriti kulmin në karrierën e tij si fotograf dhe paparazzi, kur ai kapi “mat” Brad Pitt teksa po argëtohej me një femër tjetër në Maltë. Madje, thashethemet thonë se fotografia kishte tërbuar Angelina Jolie.
“Ngjan me larje hesapesh të mafies. Ose dikush donte që ai të mos publikonte fotografinë e tij”, pohuan burime policore.
Ndërsa zëdhënësi i policisë deklaroi: “Nuk përjashtohet lidhja ndërmjet punës me vrasjen e tij. Megjithatë, deri në këtë moment, faktet nuk tregojnë që në vrasje të implikohet ndonjë celebrity, i cili mund të ishte fotografuar nga Presti”./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi