- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Pse i the që të thashë? Shtatzënitë e planifikuara të ekranit
Tue 29 May 2012 - 22:11
Përpara disa kohësh, përpara se të niste “X Faktor”, u fol se Alketa Vejsiu ishte shtatzënë për të disatën herë. Prit e prit të dukej ndonjë shenjë, shenja hiç. Nejse, lajmi rezultoi i rremë, por në bujë e sipër halli ishte se si do t’ia bënte me spektaklin!? Dhe për këto punë regjisorja s’toleron, do gjesh zgjidhje patjetër! I njëjti hall e përndoqi Alketën edhe kur ishte drejtuese e spektaklit “Dancing with the Stars”, veçse atëherë shtatzënia nuk ishte alarm fals, kjo ishte e dukshme për të gjithë. Problemi qëndronte se do të humbte spektaklin, sepse fundi i tij mund të korrespondonte me datën e saj të lindjes. Dhe këto llogari që u kishin dalë kështu nga duart, regjisorja prapë nuk i toleronte! Po gjithsesi e hodhi një variant për zgjidhje!
Kish ç’kish për të bërë, le ta bënte të premten, një ditë pas spektaklit, të pushonte nja dy-tri ditë se mjaft janë, e të enjten tjetër të ishte sërish në skenë (siç e keni parë, ky variant ka rënë, sepse Alketa nuk ishte prezantuese në edicionin e dytë të Dancing)!!! Siç duket, vajzat e tjera të ekranit, koleget e saj, zunë mend nga kjo përvojë dhe i bënë llogaritë me kujdes që në fillim. Pak dit me parè,mediat shkruan se Amarda Toska dhe Eneda Tarifa janë shtatzënë. Për Amin është e disata herë që thuhet kjo gjë, por këtë herë siç duket është e vërteta, sepse kur është pyetur ajo nuk e ka mohuar si herët e shkuara, por thjesht ka preferuar të heshtë. Këtë herë ka qenë prezantuesja e “Portokalli”-së, këngëtarja Eneda Tarifa, që nuk e ka pranuar (duhen ca thashetheme njëherë, ndërkohë që tenton tjetri, se janë mbarësi). Po të bësh ca llogari në fakt, Enedës mund t’i qëllojë edhe pak keq, sepse deri kur t’i vijë koha e lindjes, “Portokalli”-së i ka mbaruar e i ka rifilluar sezoni përsëri, kështu që… Ndërsa Ami, nëse nuk ka ndonjë projekt tjetër të afërm pas këtij që është duke mbaruar, i ka bërë punët me laps në dorë.
Mbaron “Dancing” e qetë, dhe shijon shtatzëninë deri në kohën e vjeshtës, për të lindur me freskllëk. Nuk do ketë njeri te koka t’i llogarisë datën pas ekos së parë. Xhanëm nuk është se po ua llogarit njeri jo, ato vetë duan t’i bëjnë të gjitha pa humbur asnjë mundësi. Edhe të sjellin në jetë fëmijë, po edhe karriera të mos u ikë nga duart. Vajza, llogarisni dhe kohën që ju duhet për të ardhur pak në formë, se nuk do dilni ashtu… Tani si ta mohoni si ta pohoni ju, çështje ditësh është ajo punë, do fillojnë shenjat, po thuaj shyqyr ca llogari i keni bërë mirë…
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi